FUTURE 4.0 është projekt i programit Interreg ADRION, i financuar nga Fondi Europian për Zhvillim Rajonal dhe IPA II, për kalimin e kompanive detare drejt Industrisë 4.0. Projekti hartoi hartën teknologjike të zinxhirit të furnizimit të kantiereve dhe logjistikës detare, platformën e trajnimit FUTURE 4.0 dhe një model të mësuari inteligjent. Partner lider ishte Rajoni i Venetos, dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ishte partnere bashkë me Qendrën “Mesdheu” të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.
Takimi i dytë i projektit FUTURE 4.0 PLUS
Në kuadër të programit INTERREG Adriatic-Ionian ADRION, partnerët e projektit ‘’ FUTURE 4.0 PLUS’’ (ManuFactUring educaTion and training governance model for IndUstry 4.0 in the Adriatic-Ionian aREa PLUS), zhvilluan në datën 04.05.2022 takimin e dytë ndërmjet partnerëve. Ky projekt është vazhdimësi...