Publikimi përfundimtar Interreg – Adrion projekti FUTURE 4.0
Ky dokument është prodhuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e dokumentit është përgjegjësi e vetme e autorit dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pozicionin e autoriteteve të programit të Bashkimit Evropian dhe / ose ADRION.
Hyrje
Ky dokument është versioni i përmbledhur i botimit përfundimtar të projektit Interreg – Adrion Future 4.0 (E Ardhmja 4.0). Qëllimi i këtij botimi është të evidentojë dhe të prezantojë rezultatet kryesore të projektit nga një perspektivë shkencore dhe industriale. Projekti Future 4.0 është zbatuar për tre vite, me qëllim realizim e një me një numër të konsiderueshëm objektivash ambiciozë. Në fakt, sfidat e sjella nga revolucioni i Katërt Industrial janë në qendër të projektit. Shoqëritë dhe ekonomitë Adriatiko-Joniane preken gjithashtu nga ky transformim, i cili ka efekte mbi prodhim, marrëdhëniet mes ndërrmarrjeve dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor. Për ta përballuar këtë, dhe duke pasur si fokus specifik zinxhirin e kantierit detar dhe të furnizimit logjistik detar, projekti synonte të hartonte një model të të zbatueshëm të Industrisë 4.0 për të rritur konkurrencën e kantierëve detar në Itali (Veneto & Pulia), Kroaci, Greqi dhe Shqipëri. Partneriteti i Future 4.0 është shumëaktorësh dhe përfshin organe publike dhe private, universitete, organizata mbështetëse të biznesit, institucione aktive në Industrinë 4.0. Në total, u përfshinë 132 ndërmarrje të industrisë detare dhe ndërtimit të anijeve.
Partnerët e Projektit
Future 4.0 u zbatua nga 9 partnerë nga 4 vende. Ata janë:
Rajoni Veneto: Veneto është një nga 20 organet e ndërmjetme administrative që Italia nyjëtohet. Rajoni është partneri kryesor për Future 4.0 dhe përfaqësohet nga Njësia e Industrisë dhe artizanatit që është pjesë e Departamentit për Zhvillimin Ekonomik. Njësia koordinon veprime të ndryshme në mënyrë që të promovojë sipërmarrjen dhe artizanatin përmes zbatimit të masave që synojnë rritjen e kreativitetit dhe inovacionit.
Confindustria Veneto SIAV: SIAV është ndërmarrja operacionale e Federatës Industriale të Rajonit të Venetos, që përfaqëson ca. 11.000 kompani, kryesisht SME (të dyja industri prodhuese tradicionale dhe firma të bazuara në teknologji të Re). SIAV përbëhet nga 5 zona operacionale: Struktura Asociative, Kompani, Njohuri dhe Inovacion, Evente dhe Administrim, duke ofruar mbështetje të shërbimeve të integruara në inovacion, eko-qëndrueshmëri, transferimin e njohurive dhe teknologjisë, trajnime të financuara nga Bashkimi Europian dhe Programet rajonale / kombëtare.
Universiteti Politeknik i Barit: Universiteti Politeknik i Barit (POLIBA) është një universitet i vendosur në Pulia, Itali. Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Informacionit përfaqëson Politeknikun e Barit në partneritet me Laboratorin e Kontrollit dhe Automatizimit (LCA).
Dhoma e Achaia: Dhoma e Achaia-s synon të lehtësojë transformimin industrial të rajonit të Achaia-s përmes integrimit të duhur të proceseve moderne të prodhimit me teknologjitë TIK (ICT technologies), të cilat janë një aset i rëndësishëm i rajonit.
Universiteti i Patras: Universiteti i Patras përfaqësohet në këtë projekt nga Laboratori për Sistemet e Prodhimit & Automatizim (LMS). Laboratori për Sistemet e Prodhimit dhe Automatizim është i orientuar në kërkimin dhe zhvillimin në fushat shkencore dhe teknologjike.
Primorje – Qarku Gorski Kotar: Primorje – Qarku Gorski Kotar është një autoritet rajonal në pjesën perëndimore të Republikës së Kroacisë. Ai është kompetent për çështjet rajonale, veçanërisht në lidhje me planifikimin hapësinor dhe urban, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, planifikimin dhe zhvillimin e një rrjeti të institucioneve arsimore, shëndetësore, sociale dhe kulturore.
Universiteti i Rijekës: Universiteti i Rijekës përfaqësohet nga Fakulteti Ekonomik. Universiteti operon në biznesin ndërkombëtar dhe mjedisin shkencor, dhe në bashkëpunim me komunitetin lokal, duke edukuar dhe zhvilluar udhëheqës, menaxherë dhe studiues dhe kërkues shkencorë me orientim drejt ndërmarrjes dhe me përgjegjësi shoqërore.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës. Falë funksionit të saj institucional, CCIT është në gjendje të përfshijë SME-të, artizanatin (handicrafts) dhe operatorë të tjerë dhe të fuqizojë ndikimin e projektit. Veprimi i saj bazohet në një strategji të rrjetit, që lidh organizata private dhe publike të përfshira në industri, kërkime dhe zhvillim lokal në mënyrë që të zhvillojë konkurrencën përmes inovacionit.
Qendra Mesdheu: Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë u krijua në 2007. Që në hapat e parë të tij ai ka krijuar profilin e tij të nivelit të lartë, duke u përpjekur të kombinojë kërkesën e lartë për shkencë, teknologji dhe inovacion.
Ky botim përfshin: – metodologjinë shkencore dhe përmbajtjen e zhvilluar duke analizuar megatrendet teknologjike të secilit Rajon; – impaktin e koncepteve të Industrisë 4.0 në profilet profesionale të industrisë së ndërtimit të anijeve për të mbështetur Rritjen Blu; – rezultatet e eksperimentimeve të planeve të veprimit Lokal.
1.1 Metodologjia shkencore dhe përmbajtjet e analizës territoriale.
Qëllimi i parë i projektit Future 4.0 ishte të analizonte situatën aktuale dhe mundësitë e ndikimit dhe znbatimit të ndryshimeve inteligjente industriale, teknologjive të reja dhe vendet e punës të lidhura me to në të ardhmen në vendet Adriatiko-Jon në sektorin naval. Analiza filloi me kantierin detar dhe zinxhirin e furnizimit logjistik detar në nivelin e rajoneve të përfshira; u zbatua si një analizë e përgjithshme e situatave ekonomike të rajoneve ADRION, duke marrë parasysh perspektiva të ndryshme: produktivitetin, aftësitë profesionale dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë. Secila prej këtyre kritereve u shqyrtua sipas nën-kritereve të mëtejshme: ndryshimi demografik dhe tregu i punës, tregjet e reja në zhvillim, mungesa e burimeve, ndryshimi i klimës, përshpejtimi i progresit teknologjik dhe mjedisit financiar.
Në terma të përgjithshëm, dhe siç mund të pritej, duke marrë parasysh ndryshimet ekzistuese në tregjet lokale, situata nuk është homogjene si për strukturën ekonomike, ashtu dhe për qëndrimin ndaj inovacionit dhe demografinë e ndërmarrjes.
Për rajonin e Venetos produktiviteti është një pikë e fortë. Produktiviteti i punës u rikuperua nga rënia e vitit 2008 ndërsa produktiviteti i kapitalit është stabilizuar. Sa i përket ndryshimeve demografike dhe tregut të punës, Veneto tregoi një rritje të konsiderueshme të punësimit dhe një strukturë dinamike të tregut. Pothuajse të gjithë sektorët janë të gjallë dhe elastikë, me përjashtim të sektorëve të tekstilit dhe drurit. Drejtimet kryesore përfshijnë gjithashtu zhvillimin e mundësuesve të infrastrukturës dhe zhvillimin e mjeteve të mbështetjes publike në drejtim të investimeve. Veneto ka qenë subjekt i flukseve të rëndësishme të investimeve nga jashtë.
Përveç ndërkombëtarizimit, zona e ekonomisë së gjelbër është një fushë tjetër për zhvillim. Në fakt, në Itali ekonomia e gjelbër vlen pothuajse tre milion punë të gjelbërta (punëtorë që zotërojnë dhe përdorin aftësi “të gjelbërta”). Inxhinieria mjedisore, arkitektura bio, dizajni i impianteve diellore, menaxhimi i markave-eko dhe kursimi i energjisë janë vetëm disa nga fushat më të kërkuara të aftësive të gjelbërta. Veneto konfirmon veten të jetë një rajon veçanërisht i ndjeshëm ndaj çështjeve të gjelbërta, me 37,210 biznese të gjelbërta.
Aftësitë dixhitale janë fusha tjetër për zhvillimin e kapitalit njerëzor që nuk mund të lihet mënjanë. Në fakt, Italia po merret me kalimin në revolucionin e Katërt industrial, që karakterizohet nga një koneksion (ndërlidhje) dhe integrim më i madh dhe në rritje midis sistemeve virtuale (sistemet e informacionit, interneti i sendeve dhe shërbimeve, inteligjenca artificiale, etj.) dhe sistemeve reale (prodhimi i impianteve, zinxhiri i furnizimit, shpërndarja, produktet dhe shërbimet). Transformimi dixhital krijon një përçarje me të kaluarën dhe prezanton një paradigmë të re prodhimi dhe modele të reja organizative.
Për sa i përket punësimit, në krahasim me rajonet e tjera në Itali dhe me zona të tjera jashtë vendit, situata e punësimit në Veneto nuk është e keqe dhe ishte në gjendje t’i rezistonte efekteve të krizës globale. Sidoqoftë, duhet të nënvizohet se popullsia rajonale karakterizohet nga një plakje progresive e cila ndikon edhe në fuqinë punëtore. Sa i përket mjedisit financiar, sistemi rajonal i bankave u prek shumë nga kriza e vitit 2008. Sidoqoftë, u krijua një proces stabilizimi i aktivitetit të kredive për biznesin, pas një periudhe të gjatë rënieje.
Sa për Rajonin e Pulias, industria e larmishme e prodhimit po shkon me shpejtësi drejt një të ardhmeje ku përfshirja, qëndrueshmëria, përgjegjësia dhe inovacioni janë levat për rritje. Modeli rajonal për zhvillimin ekonomik synon krijimin e një ekonomie lokale që merr parasysh nevojën për përgjegjësi sociale dhe qëndrueshmëri mjedisore. Në sistemin e gjerë për përsosmërinë e prodhimit, strukturat tradicionale të prodhimit janë shndërruar në grupe biznesi moderne bazuar në aftësinë për të bashkuar traditën dhe inovacionin, si dhe një shtytje të fortë drejt kërkimit të aplikuar në të gjithë sektorët. Nga ana tjetër, kriza afatgjatë e industrisë së çelikut e përqendruar në Taranto është ende një element i dobësisë për të gjithë ekonominë rajonale.
Përkundër kësaj, inovacioni teknologjik dhe globalizimi i ekonomisë po ndikojnë në dinamikën afatgjatë të tregut të punës. Duke iu referuar mungesës së burimeve, vitet e fundit Pulia, megjithëse e varfër në burime energjetike me origjinë fosile, është bërë shtëpia e termocentraleve kryesore falë vendndodhjes dhe karakteristikave të saj gjeomorfologjike. Sa i përket ndryshimit të klimës, strategjitë për zvogëlimin e gazrave serrë përfshijnë lloje të ndryshme të ndërhyrjeve, duke përfshirë aplikimin e teknologjive që optimizojnë proceset e prodhimit, duke ulur ndjeshëm konsumin e energjisë. Sidoqoftë, kryesor është roli i Taranto-s dhe industrisë së çelikut ILVA, një nga më të mëdhatë në Evropë në sektor dhe në qendër të dinamikës së stuhishme ekonomike dhe sociale për shkak të ndikimit të dukshëm negativ të industrisë së qytetit, nga një pikëpamje mjedisore.Taranto është një qytet që është viktimë e ndotjes. Pulia, në përgjithësi, është një nga prodhuesit kryesorë të Co2.
Rajoni i Greqisë Perëndimore u prek shumë nga rënia ekonomike e vitit 2008. Kjo uli kapacitetin ekonomik të rajonit dhe rriti papunësinë. Rajoni i Greqisë Perëndimore është ndër tre rajonet më të mira të vendit dhe i 9-ti në Evropë (midis 272 rajoneve) në fushën e sektorit të bujqësisë. Eksportet në sektorin e ushqimit paraqesin një dinamikë veçanërisht të fortë, duke mbuluar një fraksion prej 2/3 të eksporteve totale të rajonit.
Në veçanti, në Rajonin e Greqisë Perëndimore akuakultura është vendosur tani si sektori më dinamik i prodhimit primar të zonës dhe renditet ndër vendet e para në vlerën e eksporteve të produkteve bujqësore. Popullsia e Rajonit arrin në 679.796 njerëz, duke lloagaritur rreth 6.3% të popullsisë së përgjithshme të vendit. Gjatë periudhës 2001-2011, ka pasur një tkurrje të qartë të popullsisë së Rajonit në një nivel më intensiv krahasuar me pjesën tjetër të vendit.
Referuar tregjeve të reja në zhvillim, përveç sektorit primar, sektori i IT-së është gjithashtu i rëndësishëm, mban aktivitetin kërkimor dhe paraqet sinergji të konsiderueshme me industritë e tjera.
Sidoqoftë, sektori sekondar karakterizohet nga një instalim i shpërndarë dhe i pavendosur i pajisjeve si në zonat urbane ashtu edhe në ato jashtë planit. Në lidhje me përshpejtimin e progresit teknologjik, shpenzimet e Greqisë në kërkim dhe zhvillim janë një nga më të ultat në BE; megjithatë, në rajonin e Greqisë Perëndimore, kërkimi kryhet kryesisht në institucionet e arsimit të lartë dhe më pak nëpër kompani.
Pastaj, duke iu referuar mjedisit financiar, strategjia rajonale për specializimin inteligjent bazohet në mobilizimin e të gjitha burimeve të financimit që mund të përdoren për zbatimin e veprimeve të inovacionit dhe TIK. Për sa i përket zhvillimit të kapitalit njerëzor, qëllimi i rajonit të Greqisë Perëndimore është të bëhet një qendër e kërkimit dhe inovacionit për shkencëtarët, studiuesit dhe biznesin e hyrë rishtaz duke përfituar jo vetëm nga vendndodhja e saj, por edhe nga pasuria e aseteve të saj inovative që e karakterizojnë atë. Prandaj, për të, forcimi i konkurrencës së ndërmarrjeve përmes ristrukturimit, modernizimit dhe diversifikimit ekonomik të ekonomisë rajonale është një përparësi strategjike.
Në Kroaci Qarku Primorje-Gorski Kotar është një nga qarqet më të mëdha dhe më të populluara në Kroaci, edhe pse ende i vogël krahasuar me rajonet e tjera të BE-së. Qarku është i vendosur në pjesën veri-perëndimore, pjesën bregdetare të Kroacisë, i njohur për turizmin, industrinë e ndërtimit të anijeve dhe si një port dhe qendër logjistike portuale. Specializimet më të mëdha të prodhimit gjenden në prodhimin e produkteve ushqimore, barna-ilaçeve dhe produkteve metalike, dhe gjithashtu në inxhinieri detare. Për sa i përket punësimit, numrin më të madh të të papunëve në Qarkun Primorje-Gorski Kotar e përbën mosha 29 vjeç (31%), duke treguar një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet rajoni, si dhe Republika e Kroacisë, papunësia e së cilës vlerësohet për të rinjtë deri në 29 të jetë 34%, ndërsa mesatarja e BE-së 28 është 23.4%.
Këtu theksohet domosdoshmëria për të harmonizuar programet e arsimit profesional me nevojat e ekonomisë dhe interesat e studentëve në një mënyrë që t’u mundësojë atyre përvetësimin e njohurive dhe aftësive përkatëse që kërkohen në tregun e punës dhe të cilat do t’ju mundësojnë atyre punësim. Industria më e fortë në Qark është ndërtimi i anijeve, i drejtuar nga një mjedis jashtëzakonisht konkurrues dhe probleme biznesi që arrijnë deri në prag mbijetese, dhe industria e drurit që ngec në zhvillim.
Për mbrojtjen e mjedisit, është e nevojshme të bëhet vazhdimisht hulumtim dhe të përmirësohet sistemi i monitorimit i të gjithë përbërësve mjedisorë. Infrastruktura e sipërmarrjes së qarkut është relativisht e zhvilluar, por është e nevojshme të përmirësohet puna e institucioneve mbështetëse të sipërmarrjes që do të synojnë në veçanti: zhvillimin e një shoqërie të bazuar në njohuri dhe inovacion; shfrytëzimin dhe aplikimin e tyre; forcimin e lidhjes midis ekonomisë dhe institucioneve të arsimit të lartë, shkencës dhe kërkimit; forcimin e lidhjeve vertikale dhe horizontale të sipërmarrjes.
Administrata e qarkut po përshtatet me shpejtësi me kërkesat e administratave moderne në përputhje me standardet e BE-së. Kjo është veçanërisht e dukshme përmes prezantimit të një sistemi të menaxhimit të cilësisë, trajnimit të vazhdueshëm profesional të menaxherëve dhe punonjësve, dhe përshtatjes organizative dhe profesionale ndaj kërkesave të një sistemi të përmirësuar të zhvillimit rajonal. Lidhur me aftësinë konkurruese të ekonomisë në Qark, është me rëndësi të veçantë forcimi i aktiviteteve që nxisin inovacionin dhe aplikimin e teknologjive të reja, përkatësisht aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike, përveç aktiviteteve të informacionit dhe komunikimit.
Në kushtet e ndryshimit të klimës, objektivi i rajonit është të përmirësojë mbrojtjen e mjedisit duke zvogëluar emetimet e Co2 dhe gazrave të tjerë serrë në prodhim por edhe në sektorë të tjerë përmes dekarbonizimit gradual të Qarkut. Së fundi, Qarku përpiqet gjithashtu të zhvillojë industritë kulturore / kreative në drejtim të zhvillimit, uljes së papunësisë dhe vlerësimit bashkëkohor të Qarkut.
Përfundimisht, në Shqipëri transformimi ekonomik i vendit vazhdon të ndërtohet bazuar në potencialin dhe mundësitë e tij të mëdha. Sidoqoftë, kriza financiare globale solli dobësitë e modelit të saj të rritjes dhe theksoi nevojën për të kaluar nga rritja e nxitur nga konsumi në rritjen e drejtuar nga investimet dhe eksportet. Nxitësit kryesorë në vitet e fundit ishin investimet dhe konsumi privat. Konsumi privat u mbështet nga një rikuperim i punësimit, pagave dhe kredisë. Konsumi publik dha një kontribut të vogël ndaj rritjes, duke reflektuar rritjen e pagave të sektorit publik. Mjedisi i biznesit mbetet një pengesë në konkurrencën dhe performancën e rritjes së Shqipërisë.
Sa i përket produktivitetit, prodhimtaria shqiptare drejtohet nga sektori i shërbimeve, por bujqësia mban ende një rol të rëndësishëm. Industria ka rritur gradualisht pjesën e saj të ekonomisë gjatë 10 viteve të fundit, kryesisht si rezultat i rritjes së prodhimit të naftës së papërpunuar (bruto). Brenda industrisë, prodhimi është relativisht i vogël dhe kryesisht prodhon produkte me vlerë të shtuar të ulët dhe që kërkon shumë punë siç janë tekstilet dhe këpucët. Ndërtimi ka parë pjesën e saj të ekonomisë të bjerë ndjeshëm gjatë 10 viteve të fundit.
Në vitet e fundit, Shqipëria ka qenë një nga ekonomitë në rritje në Evropë. Rritja ka qenë rezultat i një transformimi strukturor, i bazuar kryesisht në lëvizjen e krahut të punës (fuqisë punëtore) nga profesione bujqësore me produktivitet të ulët në shërbime, ndërtim dhe në një masë më të vogël – në prodhim. Në vitin 2010, stoku (aksionet e) i shtetasve shqiptarë jashtë vendit u vlerësuan në 1.4 milion individë. Struktura e moshës së popullsisë shqiptare ka ndryshuar ndjeshëm në dy dekadat e fundit, megjithëse Shqipëria mbetet një vend me popullsinë më të re në Evropë. Në periudhën 2001-2011 popullsia u ul me 8 përqind, duke u vlerësuar me rreth gjysmë milioni individë që migrojnë jashtë vendit. Sidoqoftë tendencat e fundit tregojnë migrim të shtuar të kthimit sidomos nga Greqia, lidhur me krizën financiare Greke.
Në vitet e fundit, Qeveria e Shqipërisë ka nisur një program me bazë të gjerë të përqendruar në qëndrueshmërinë makroekonomike dhe fiskale, stabilizimin e sektorit financiar, çështjet e energjisë, pensionet dhe administrimin e territorit.
Një përparim i rëndësishëm, i nxitur nga reformat e vazhdueshme, ka krijuar kushtet për rigjenerimin (rebound – tërheqjen) e besimit të biznesit dhe kërkesës së brendshme, duke përfshirë shenjat e hershme të rritjes së investimeve dhe një rimëkëmbje të udhëhequr nga eksporti. Ekzistojnë mundësitë për eksportet e huaja të pajisjeve dhe shërbimeve, përfshirë teknologjitë efiçente të energjisë, në sektorët e gjenerimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike. Zhvillimi i sektorit të naftës dhe gazit krijon potencial për eksportin e pajisjeve dhe shërbimeve. Burimet ujore të detit, nëse menaxhohen në një mënyrë të qëndrueshme, përfaqësojnë një mundësi të rëndësishme dhe të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik të vendit. Mbulimi me brez të gjerë (Broadband coverage) dhe përdoruesit janë rritur. Sidoqoftë, kapaciteti për thithjen teknologjike, kërkimin shkencor, zhvillimin dhe inovacionin mbetet i ulët. Para krizës financiare, tregu i punës në Shqipëri po lulëzonte. Shqipëria është Shtet Palë në të tria Konventat e Rios, mbi ndryshimin e klimës, shkretëtirëzimin dhe biodiversitetin. Sidoqoftë, duhet të miratohet ende një strategji kombëtare për ndryshimin e klimës në përputhje me kornizën BE 2030 mbi politikat e klimës dhe energjisë. Kjo kornizë është shumë e rëndësishme për të siguruar që ligjet e reja në Shqipëri të jenë në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.
Niveli i sipërmarrjes në Shqipëri zakonisht konsiderohet të jetë i ulët. Trashëgimia e pronësisë së shtetit ekziston ende. Shumë shqiptarë preferojnë një punë stabël duke punuar për dikë tjetër (p.sh. qeverinë, bankat, ndërmarrjet e mëdha) sesa të kenë një sipërmarrje. Edhe nëse janë të pasuksesshëm në punësim, fillimi i një biznesi nuk shihet gjithmonë si një mundësi e mirë për shkak të arsyeve të ndryshme duke përfshirë vetëbesimin e ulët dhe frikën e dështimit, e cila vjen nga mungesa e njohurive sipërmarrëse.
1.2 Industria 4.0: karakteristikat kryesore.
Pas përshkrimit të shkurtër të skenarit ekonomik dhe produktiv të rajoneve partnere, kjo pjesë përmbledh shkurtimisht konceptin e Industrisë 4.0 dhe nxjerr disa elementë që përdoren në kapitujt vijues: nevojat e paraqitura industriale dhe kompetencat në lidhje me I 4.0 dhe ndikimi në profilet profesionale.
Revolucioni i Katërt industrial përcakton epokën e re të prodhimit të mundësuar dixhitalisht, ku kompjuterët mund të kontrollojnë linjat e automatizuara të prodhimit duke bashkuar teknologjitë fizike dhe dixhitale të tilla si analitikën, inteligjencën artificiale, teknologjitë njohëse (konjitive) dhe internetin e gjërave (Internet of Things). Roli i inteligjencës artificiale është të monitorojë dhe përmirësojë procesin fizik të një fabrike, madje edhe zgjidhjen e problemeve para se ato të ndodhin.
Kjo mund të gjenerojë mundësi të bollshme për produkte dhe shërbime të reja, mënyra më të mira për t’i shërbyer klientëve, lloje të reja vende pune dhe, që këtej, një model krejt të ri biznesi. Revolucioni i Industrisë 4.0 përbëhet nga një numër teknologjish që mundësojnë dixhitalizimin e sektorit të prodhimit. Teknologjia e Prodhimit Aditiv (Shtues), Prodhimi i Avancuar, Interneti i Gjërave (Internet of Things), Big Data dhe Analitika, Realiteti Virtual dhe i Shtuar, Teknologjitë Cloud dhe Siguria Kibernetike synojnë të integrojnë dhe analizojnë të dhënat midis burimeve dhe kompanive, duke ndarë rezultatet në të gjithë zinxhirin e vlerës, duke siguruar integrimin me asete të prodhimit fizik, dhe rimendimin e hartimit të sistemeve klasike të prodhimit.
Për sa i përket sektorit detar të parë në mënyrë të posacme, përfitimet e pritshme i referohen krijimit të operimit dhe proceseve efikase; një përdorim më efikas i karburantit dhe energjisë; komunikim koordinues dhe menaxhim i informacionit; përmirësim i sigurisë së anijeve; përmirësim i tregtisë; dhe ndarje e njohurive dhe përvojave. Partnerët e Future 4.0 gjithashtu kanë analizuar rolet ekzistuese në industrinë detare dhe kanë zbuluar se profesionet e mëposhtme janë më të prekurat nga ndryshimet e paraqitura nga I.4: inxhinierë (marine, mekanike, elektrike, elektronike, tubacionesh); arkitektë, dizajnera (hartues), teknikë dhe punëtorë marine. Referuar këtyre profesioneve, revolucioni i Katërt industrial sjell kërkesa të reja në kuptimin e aftësive dhe kompetencave: aftësi teknike, aftësi teknologjike, përshtatshmëri, fleksibilitet, aftësi kompjuterike, aftësi të të mësuarit dhe vetë-zhvillimi, zgjidhje komplekse problemesh dhe mendimi kritik, aftësi ndërpersonale dhe sociale.
1.3 Tendencat ndikuese të Industrisë 4.0.
Në epokën para-Internet, kompetencat, asetet dhe aftësitë që ishin të nevojshme për të marrë pjesë në çdo sektor industrial ishin unike dhe ndryshonin ndjeshëm nga industria në industri. Me revolucionin e Katërt industrial dhe inovacionin dixhital këta kufij po zhduken; industria tradicionale po i hap rrugë një rrjeti të ri të industrisë së hapur që u ofron mundësinë kompanive nga sektorë të ndryshëm për të bashkëpunuar duke formuar ekosisteme. Kompanitë nga zona të ndryshme bëhen bashkë duke dhënë perspektivat, përvojat dhe kompetencat e tyre në mënyrë që të përfitojë ekosistemi në tërësi. Ekzistojnë tre forca kryesore që nuk janë të reja: teknologjia, globalizimi dhe demografia. Ato kanë ekzistuar me shekuj dhe ato evoluojnë në valë të njëpasnjëshme dhe këto valë gjenerojnë megatrende. Shembuj të trendeve janë: ndryshimi demografik, tregjet e reja në zhvillim, mungesa e burimeve, ndryshimi i klimës, përparimi teknologjik, mjedisi më fleksibël i punës.
Për shkak të të gjitha forcave lëvizëse të përmendura më lart, aftësitë dhe kompetencat që kompanitë kërkojnë janë në zhvillim të shpejtë dhe në disa raste shumë më shpejt sesa sistemet aktuale të trajnimit. Si rezultat, ka një mungesë ekspertësh në fusha të tilla si Big data ose siguria kibernetike, etj. Gjetjet e Future 4.0 tregojnë se aftësitë që i bëjnë punonjësit më efikasë janë një përzierje e aftësive teknike, të transferueshme dhe profesionale. Për më tepër, aftësitë e transferueshme dhe kompetencat – ose, me fjalë të tjera, aftësia për të mësuar – janë duke u bërë më të rëndësishme sepse punonjësit do të duhet të jenë të aftë të përdorin me sukses teknologjitë e reja. Për të kuptuar se si mund të plotësohen këto nevoja, duhet të merret parasysh se cilat janë profilet ekzistuese profesionale në industri dhe cilat janë figurat më strategjike. Future 4.0 ka hetuar këtë aspekt dhe ka zbuluar se transformimet që po ndodhin në botën industriale, kanë prodhuar fusha të reja pune, specializime dhe role të reja, profesionistë të rinj. Shkencëtarët kompjuterikë, inxhinierët e programeve kompjuterikë, inxhinierët elektronikë, inxhinierët mekanikë, mekanizmat mekatronikë dhe automatizimi janë disa profesione strategjike të cituara shpesh. Ky transformim teknologjik gjeneron gjithashtu kërkesën për punë hibride që kërkojnë ndërthurjen dhe integrimin e aftësive teknike, menaxheriale dhe profesionale me nivele pak a shumë të larta të aftësive dixhitale dhe TIK, si dhe njohuri për të komunikuar përmes rrjeteve sociale dhe aftësive për të bashkëvepruar me njerëz të tjerë përmes përdorimit të teknologjive dixhitale. Sa i përket roleve ekzistuese në industrinë detare, profesionet më të kërkuara janë: inxhinierë (inxhinierë mekanikë, elektrikë, marinarë dhe tubacionesh), arkitektë ose dizajnerë detarë, teknikë dhe punëtorë të specializuar.
1.4 Kompetencat dhe profilet profesionale për industrinë 4.0
Së pari, kjo pjesë përshkruan mënyrën sesi partnerët e projektit përdorën analizën cilësore dhe sasiore lidhur me Ndryshimin Inteligjent Industrial, Teknologjitë dhe Puna e Ardhshme në kontekstin e Industrisë 4.0. Kjo procedurë përfshiu katër teknika për marrjen dhe analizën e të dhënave të përdorura në mënyrë sinergjike: i) Studime tryeze (Desk Studies) për të mbledhur të dhëna në literaturën ekzistuese; ii) metoda vendimmarrjeje shumëkriterëshe siç janë Proceset Analitike të Hierarkisë për të nxjerrë të dhëna sasiore nga Studimet e Tryezës; iii) intervista me kompani; iv) dhe një Lojë Letrash (Card Game) e krijuar posaçërisht për të analizuar perceptimin e kompanive. Sa i përket Procesit Analitik të Hierarkisë (AHP), kjo metodë shumëkriterëshe siguron aparatin matematikor (aritmetikën) objektive për të analizuar një problem nga pikëpamja cilësore dhe sasiore. Kjo metodologji u aplikua në studimet e tryezës në mënyrë që të merren të dhëna sasiore dhe konsiderata.
Përmes aplikimit të AHP-së, gjetjet kryesore që u referohen profileve profesionale janë: në Itali (Pulia dhe rajoni Veneto) dhe Kroaci, përshpejtimi i progresit teknologjik ishte parametri më i rëndësishëm që ka ndikuar në evolucionin e aftësive profesionale. Në Greqi dhe Shqipëri, ndryshimi demografik dhe tregu i punës ishin parametrat më të rëndësishëm që kanë ndikuar në evolucionin e aftësive profesionale.
Gjetjet kryesore mbi produktivitetin janë: në Itali si Pulia ashtu edhe rajonet Veneto kanë pësuar të njëjtin evolucion. Mjedisi financiar dhe ndryshimi demografik dhe tregu i punës janë parametrat që kanë ndikuar në evolucionin e produktivitetit. Në Kroaci tre parametrat e rëndësishëm janë ndryshimi demografik, mungesa e burimeve dhe mjedisi financiar. Në Shqipëri ndryshimi i klimës është parametri më i rëndësishëm që ka ndikuar në produktivitet. Në Greqi përshpejtimi i progresit teknologjik dhe ndryshimi demografik dhe tregu i punës janë parametrat që kanë ndikuar në evolucionin e produktivitetit.
Sa i përket përmirësimit të qëndrueshmërisë, gjetjet kryesore janë:
në të gjitha rajonet, mjedisi financiar është parametri më i rëndësishëm që ka ndikuar qëndrueshmërinë, parametri i dytë është mesatarisht përshpejtimi i progresit teknologjik.
Në kontekstin e një vendimi, të njohësh preferencat e Vendimmarrësit mund të jetë një pyetje shumë e vështirë. Disa metoda mund të përdoren për t’i dhënë një vlerë të përshtatshme peshës së kritereve. Një metodë e thjeshtë përfshin përdorimin e një grupi kartash, duke lejuar indirekt vlera numerike për peshën. Gjatë intervistave të kompanive, loja e kartave me kompanitë u bë për të kuptuar dëshirën dhe perceptimin e tyre mbi teknologjitë e mundshme të industrisë 4.0. Në total, u intervistuan 29 kompani në 4 vendet partnere.
Pasi analizuan territoret dhe intervistuan kompanitë për të hetuar përparësitë e tyre, partnerët vazhduan të realizonin një guidë për kurrikulat arsimore për teknologjitë 4.0. Kjo u bë përpara punës për percaktimin e profileve profesionale Future 4.0. Para së gjithash, guida u hartua duke treguar një sërë të dhënash marrë nga analiza e tryezës dhe intervistat e ndërmarrjeve. Të dhënat i referoheshin aftësive profesionale dhe kompetencave të kërkuara për secilën teknologji I.4 dhe në bazë rajonale. Analiza përcaktoi mungesën e aftësive profesionale në çdo rajon. Një gjë e parë për të thënë duke iu referuar kompetencave dhe profileve të Industrisë 4.0, siç dolën nga analizat dhe intervistat e kompanive, është bashkëjetesa e profesioneve tradicionale dhe atyre të reja të specializuara. Në fakt, profesionet si inxhinierë kërkohen më shumë, por edhe profesione si teknike dhe praktike, të tilla si marangozë, tapicierë, teknikë në mekatronikë dhe mekanikë, njerëz me aftësi detare, zhvillues të projekteve.
Prandaj, fokusi është në tregtinë tradicionale, veçanërisht në bumin e profileve mekatronike dhe, gjithashtu, në kërkesën e madhe për inxhinierë softuerësh (gjithashtu Inxhinierë të Zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit posaçërisht në fushën e transportit). Sidoqoftë, është e mundur të identifikohet një fije e përbashkët që bashkon të gjitha këto profesione: nevoja për të patur aftësi shumë të zhvilluara IT.
Duke thënë këtë, partnerët e projektit përpunuan katër përshkrime të shkurtra të profileve të reja, të identifikuara në bazë të informacionit që vjen nga analizat dhe kompanitë:
– Informaticien ndërmjetës cloud, që është një figurë profesionale i cili merret me ndërmjetësimin midis një kompanie dhe një ofruesi të shërbimit të kompjuterizimit (llogaritjes) cloud, duke lejuar uljen e kostove në lidhje me menaxhimin e teknologjive cloud;
– Programues rrjeti, i cili është një figurë profesionale detyra e të cilit konsiston në realizimin e programeve që lejojnë bashkëpunimin ndërmjet proceseve të lidhura përmes një rrjeti;
– Koordinator robot, i cili duhet të kujdeset për mbikëqyrjen e robotëve dhe të zgjidhë çdo problem dhe keqfunksionim në një kohë të shkurtër, gjithashtu përmes bashkëpunimit me figura të tjera teknike për të minimizuar shqetësimet për zinxhirin e prodhimit;
– Shkencëtar të dhënash, detyrat e të cilit janë të lidhura ngushtë me risitë e bëra nga industria 4.0. Kjo figurë profesionale vlerësohet si kryesore për shfrytëzimin e të dhënave që mund të mblidhen.
Këto katër figura profesionale janë trajtuar, diskutuar dhe përmirësuar gjatë planeve të veprimit lokal, duke prodhuar përfundimisht profile të vlefshme (shih më poshtë për detaje të mëtejshme).
2.1 Ndikimi i Industrisë 4.0 në sektorin detar dhe territoret e partnerëve.
Karakteristikat kryesore të Industrisë 4.0 janë përmbledhur më lart. Ky seksion ka të bëjë me pasojat që mund të kenë trendet në zhvillim të I.4 mbi aftësitë dhe profilet profesionale, veçanërisht në sektorin detar dhe në atë të ndërtimit të anijeve. Si fillim, pasi I.4 karakterizohet nga një dixhitalizim në rritje, dhe ndërlidhje të produkteve, zinxhirët e vlerave dhe modelet e biznesit, zbatimi i tij vlerësohet se krijon përfitime dhe mundësi të mëdha. Partnerët identifikuan sa vijon: produktivitet i përmirësuar dhe efikasitet i burimeve; shpërndarje e shtuar e njohurive dhe punë në bashkëpunim; shkathtësi dhe fleksibiliteti i përmirësuar; pajtueshmëri më e lehtë; kënaqësi më e arrirë e konsumatorit; zvogëlim i kostos dhe rritje e përfitimit; inovacion i përmirësuar; rritje e të ardhurave; Kthim investimi i lartë. Referuar sektorit detar dhe ndërtimit të anijeve, kjo vlerësohet shumë e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë, pasi anijet sot mbartin 90% të tregtisë ndërkombëtare. Ky sektor përfshin mijëra kompani heterogjene që preken nga ndryshimet që ndodhin në to. Industria detare Evropiane diferencohet si në strukturë ashtu edhe në dimensionin e ndërmarrjes. Për më tepër, përveç kantierëve detarë, ajo është e lidhur me kompanitë e rrjetit, të tilla si agjencitë e projektimit, furnizuesit e sistemeve, pajisjeve, materialeve dhe industrisë (offshore) në det të hapur. Fokusi i këtij sektori është gjithashtu në targete të ndryshëm: disa kantjere anijesh evropiane janë të specializuar në ndërtimin e anijeve inovative, ndërsa të tjerët në riparimin dhe mirëmbajtjen e kantjerëve. Në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, 80% e anijeve të botës u ndërtuan në Evropë, ndërsa sot pjesa e ndërtimit të anijeve evropiane ka rënë në vetëm 15%. Rreth 150 kantiere detare të mëdha operojnë në Evropë, 40 prej të cilave janë aktive në tregun ndërkombëtar, duke ndërtuar anije tregtare për transport detar. Përafërsisht 120 mijë njerëz janë të punësuar drejtpërdrejt në këto kantjere.
Industria detare paraqet disa aspekte të veçanta që e dallojnë atë nga sektorët e tjerë të përfshirë në Industrinë 4.0.
Para së gjithash, le të shqyrtojmë disponueshmërinë e informacionit për produktin dhe procesin. Projektimi i një anijeje është një proces i komplikuar: pjesa fillestare e procesit fillon me një koncept shumë të përgjithshëm të llojit të anijes që kërkohet; kjo kërkesë merret nga konsumatori. Më tej, përcaktohen masat e përgjithshme dhe karakteristikat kryesore funksionale, dhe procesi vazhdon. Sapo të përfundojë çdo cikël, modifikimet mund të aplikohen në ciklet paraprake.
Së dyti, kompleksiteti i produktit. Proceset e përfshira në ndërtimin e anijeve përbëhen nga disa faza pune të përbëra nga segmenti i projektimit, prodhimi, montimi i blloqeve të parafabrikuara, para-ngritja dhe kalata. Në fazën e projektimit, anija ndahet në disa blloqe. Secili bllok prodhohet dhe projektohet me karakteristika specifike që i përshtaten strukturës dhe funksionalitetit të tij unik. Si pasojë, blloqet grumbullohen në strukturën kryesore të anijes. Kështu, është e domosdoshme që një kantier detar të ketë një sistem planifikimi të besueshëm dhe të aftë që vlerëson me saktësi orët minimale të punës njerëzore për çdo aktivitet që është planifikuar.
Së treti, ndryshimet strukturore shpesh kanë ndikimin negativ duke bërë që një numër i madh personash, aftësitë e të cilëve nuk janë të azhurnuara me situatën e re të papunë nga sektori, të goditen nga ndryshimi. Nga një perspektivë individuale, mënyrat më të rëndësishme të menaxhimit të ndikimit negativ të ndryshimit strukturor janë masat që lidhen me trajnimin dhe kompetencën.
2.2 Drejt modelit Future 4.0 të të nxënit
Ky kapitull i dytë i botimit Future 4.0 përfshin gjithashtu informacione në lidhje me modelin e të nxënit që partnerët e projektit përpunuan, testuan, diskutuan me palët e interesit dhe përfundimisht e certifikuan. Modeli i referimit quhet Modeli Inteligjent i të nxënit. Të nxënit inteligjent është një qasje e ndryshimit organizativ që u ofron nxënësve mundësinë për të mësuar në fusha të veçanta, në kohë dhe vend që i përshtaten nxënësve on-line. Nxënësit kanë mundësinë të shpenzojnë më shumë kohë në disa pjesë të kurrikulës dhe të shpenzojnë më pak kohë në pjesë të tjera ku mund të simulohen shembuj praktikë mbi situata specifike përmes videove, lojërave, mjeteve të simulimit on-line etj. Në këtë qasje, objektivat e të nxënit duhet të jenë Inteligjentë (SMART), dmth Specifik, të Matshëm, të Arritshëm, të Fokusuar në Rezultate dhe të Fokusuar në Kohë.
Modeli i Inteligjent i të nxënit është një hapësirë inteligjente dhe e integruar e të mësuarit që është e hapur për përdoruesit dhe bazohet në teori praktike, të specializuara të të mësuarit, dhe metoda moderne të arsimit që përbëhen nga pajisje, mjete elektronike (e – tools), mësim elektronik (e – learning), mësimdhënie tradicionale si dhe teknika të përziera mësimdhënieje, media, burime mësimore, komunitete mësuesish dhe komunitete nxënësish.
2.3 Karakteristikat e modelit të të nxënit Future 4.0.
Zhvillimi i shpejtë teknologjik ka si rezultat futjen e teknikave të reja të trajnimit dhe të të nxënit. Një nga këto është Teaching Factory TF.
TF është koncepti ku prodhuesit u “mësojnë” studentëve në fakultetet e Inxhinierisë në lidhje me problemet, çështjet dhe praktikat lidhur me prodhimin. Koncepti përfshin gjithashtu drejtimin praktik, nga një klasë në një fabrikë, ku studentët dhe fakulteti “mësojnë” në praktikë procesin e prodhimit në lidhje edhe me përparimet e bëra në teknologjinë e prodhimit, trendet e reja, rezultatet e punës kërkimore dhe zhvillimore. Një shembull i kësaj qasje të marrë nga projekti Future 4.0 është skema “akademia në industri” që synon të transferojë njohuritë nga akademia në industri dhe përdoret për trajnimin dhe rikualifikimin e operatorëve dhe inxhinierëve në teknologjitë mundësuese të industrisë 4.0. Brenda qasjes së TF, sugjerohet që në fakultetet inxhinierike të instalohet një pajisje industriale ose didaktike dhe të perdoret me studentet si bazë testuese (test beds) dhe demonstruese për koncepte të reja teknologjike që vërtetohen nga studiuesit. Më pas kjo teknologji inovative transmetohet përsëri në industri për të përmbushur nevojat e të nxënit të punonjësve. Nëse kthehemi te modeli i të nxënit, partnerët identifikuan katër çështje (ose blloqe ndërtimi) që duhet të trajtohen për ta përcaktuar atë:
Qëndrimi: metodologjia që krijohet duhet së pari të kujdeset për teknologjitë e reja 4.0 dhe të tërheqë interesin e inxhinierëve dhe operatorëve për avantazhe të reja teknologjike dhe të eleminojë çdo vështirësi dhe shqetësim që ata kanë për ndonjë ndryshim teknologjik ose inovacion.
Transferim i Njohurive: modeli i të nxënit inteligjent duhet të adresojë transferimin e njohurive në lidhje me teknologjinë e industrisë 4.0 dhe si t’i vihet në dispozicion të inxhinierëve, menaxherëve dhe punëtorëve. Transferimi i njohurive është aftësia për të ndarë ose përhapur njohuritë tuaja dhe për të siguruar të dhëna (inputs) për zgjidhjen e një problemi specifik. Transferimi i njohurive është një term i ri në trajnim dhe gjithmonë po bëhet kritik sepse drejtuesit duhet të ndajnë ose shpërndajnë njohuritë e tyre tek palët e interesuara që azhurnohen vazhdimisht me arritjet e reja të kërkimeve dhe inovacioneve teknologjike.
Zhvillim i aftësive: modeli dhe metodologjia përkatëse duhet të përqendrohen në zhvillimin e aftësive për zbatimin e kësaj njohurie. Me fjalë të tjera, zhvillimi i aftësive është zotësia për të aplikuar njohuritë dhe për të përdorur njohuri teknike (knoë-hoë) për të kryer me sukses detyrat.
Zhvillim i kompetencës: kompetenca është aftësia për të aplikuar zotësitë dhe qëndrimet e njohurive për të arritur rezultate të dallueshme. Mund të konsiderohet gjithashtu si ndërfaqja aktuale midis procesit të të nxënit dhe inovacionit. Në mënyrë të veçantë, kompetenca është aftësia për të kombinuar përvojën, njohuritë, atributet personale dhe burimet e duhura.
Le të shpenzojmë disa fjalë më shumë rreth transferimit të njohurive meqë planet e veprimit lokal, siç do të shohim më vonë, përqendrohen kryesisht në të. Ekziston një tendencë për ta konsideruar transferimin teknologjik si të kufizuar në dimensionin teknologjik në kuptimin e ngushtë, pa marrë në konsideratë nevojën për ta shtrirë dhe integruar atë brenda logjikës më të gjerë të transferimit të njohurive. Përvetësimi i njohurive të reja të jashtme duhet të kompletohet me adaptimin dhe integrimin e përdorimit brenda kontekstit të ri organizativ dhe të prodhimit. Prandaj mund të jetë më mirë të flasim për transformimin, sesa për transferimin. Ky transformim nxitet nga procesi i të nxënit.
Më konkretisht, partnerët u përqendruan në bllokun “Transferimi i njohurive” për të filluar përcaktimin e modelit. Ata zgjodhën – si një mënyrë metodologjike – organizimin e pesë Planeve të Veprimit Lokal për të përcaktuar përmbajtjen e një procesi transferimi të njohurive, i cili ndjek taksonominë e Champica Liyanage. Ky autor disa vite më parë mori si pikë referimi “konceptin e trekëndëshit të njohurive” për të zhvilluar modelin e ashtuquajtur modeli Liyanage i cili sqaron qartë të gjithë procesin e transferimit të njohurive. Modeli përfaqëson një lloj udhëzuesi, për nga qartësia dhe gjithëpërfshirja, për të përballuar vështirësitë që qëndrojnë kryesisht në shoqërimin e transformimit dhe fazat e aplikimit. Transformimi dhe aplikimi i njohurive tregon aftësinë përfundimtare të organizatës për të përthithur në mënyrë efektive njohuritë e reja, referuar përvojës së mëparshme, duke zhvilluar në këtë mënyrë procedura të reja për të integruar në një, njohuritë teknike ekzistuese dhe njëkohësisht duke përshtatur programet e reja dhe mënyrat për t’i asimiluar ato. Njohuritë e fituara kërkojnë një lloj shndërrimi të njohurive në mënyrë që ti bëjnë ato të dobishme për inovacionin; marrësi do të jetë në gjendje të prodhojë njohuri të reja ose të përmirësojë aftësitë ose mundësitë e njohurive. Modeli i Liyanage mund të artikulohet në hapat e mëposhtëm:
– Ndërgjegjësim, që është identifikimi i njohurive të reja nga kompania që konsiderohen më të përshtatshme për t’u përdorur dhe që i përgjigjen në mënyrë adekuate nevojave të saj për inovacion.
– Përvetësim, që është identifikimi i furnizuesit dhe përvetësimi i njohurive. Marrësi dhe burimi duhet të sigurojnë aftësinë dhe gatishmërinë për të menaxhuar procese komplekse.
– Transformim, që do të thotë se njohuritë e fituara kërkojnë të procesohen, të përpunohen në mënyrë që të bëhen të përdorshme nga kompania. Pra, një aktivitet duhet të kryhet duke përshtatur njohuritë e reja në mënyrë që t’i integrojë ato në trashëgiminë e njohurive të biznesit tashmë ekzistues. Në disa raste, njohuritë e vjetëruara duhet të braktisen.
2.4 Platforma e mësimit Future 4.0.
Siç kemi parë më lart, tek modeli Inteligjent i të nxënit elementi bazë është platforma për të hartuar dhe ofruar trajnime on-line. Platforma e Mësimit FUTURE 4.0 u krijua për të siguruar trajnim për punonjësit në Kantierin dhe Zinxhirin Detar Logjistik të Furnizimit, dhe u konceptua si një zgjidhje fleksibël që është e gjithanshme për të përmbushur kërkesat e atyrë që duan të mësojnë mbi teknologjitë e reja. Instrumentat e përdorura në platformë janë në funksion të përmbushjes së qëllimit dhe përdorimit të saj nga audienca të ndryshme. Platforma FUTURE 4.0 integron bashkëpunimin dhe praktikën gjatë gjithë procesit të të nxënit duke inkurajuar nxënësit të pyesin, këshillojnë dhe ndajnë idetë e tyre gjatë trajnimit.
Sa i përket përmbajtjes mësimore të platformës, janë të identifikuara gjashtë tema mësimore në përshtatje të nevojave të indentifikuara nga partnerët në Industrinë 4.0, d.m.th. prodhimi shtesë; të dhëna të mëdha (big data) dhe analitikë; siguri kibernetike; prodhim i avancuar; lnformatikë cloud dhe realiteti i shtuar. Kurset e trainimit në këto 6 temat mësimore janë planifikuar të kryhen on-line, kryesisht në një mënyrë asikrone dhe individuale, dhe do të përdoret uebi (ëeb) për të aksesuar materialet didaktike në platformë. Platforma FUTURE 4.0 lehtëson integrimin e mjeteve të ndryshme dhe heterogjene të të mësuarit – të tilla si video, prezantime, dokumente etj. – në një procedurë të të mësuarit të përbashkët. Ofruesit e mësimdhënies nga njëra anë janë në gjendje të krijojnë tema të reja mësimore dhe të fusin materiale në platformë, ndërsa përdoruesit / kursantët nga ana tjetër janë në gjendje të përdorin materialin në dispozicion.
Secili e – modul në Platformën Future 4.0 klasifikohet në tre nivele kryesore të Modelit të të nxënit Inteligjent:
- Bazik: kursanti pas përfundimit të nivelit bazë mund të ketë njohuri të përgjithshme për secilin aplikim dhe teori të teknologjisë. Kjo bazë e njohurive do t’i mundësojë punonjësit të kuptojë temën specifike të mësimit.
- E ndërmjetme: pasi të kenë përfunduar nivelin e mesëm të trajnimit nxënësit do të kenë njohuri më të thella për teorinë dhe zbatimin specifik të teknologjisë. Kështu që ata do të jenë të përgatitur për të zbatuar njohuritë e temës specifike të mësimit.
- E Avancuar: niveli i përparuar i trajnimit mund të paraqesë njohuri të thella dhe eksperimentale të temës specifike të mësimit. Mësimi përqendrohet në ndërtimin e ekspertizës, si dhe përvojën në fushën e zgjedhur të praktikës.
Përveç kurseve në internet, një pjesë tjetër e Modelit të të Nxënit Inteligjent synon të përmirësojë performancën individuale të nxënësve përmes mjeteve të simulimit të bazuara në PC, mjeteve të dizajnit dhe aktiviteteve të lojërave. Kjo pjesë përmban elemente të pasura multimediale.
Shkalla e kompleksitetit dhe ndërveprimit është më e lartë sepse përmban simulime dhe aktivitete lojërash komplekse që i ndihmojnë ata të ndërtojnë shkathtësi aktuale dhe të imitojnë përvojë praktike që synojnë ta përgatisin nxënësin në situata të jetës reale dhe të lidhura me punën. Gjithashtu testet dhe kuizet mund të jenë një zgjedhje e mirë për të forcuar reagimet dhe për t’i lënë nxënësit të dinë se ku duhet të përmirësohen.
Sa i përket grupeve të synuara, gjatë analizës së audiencës së synuar, është e rëndësishme që së pari të mendojmë për ato që duan ta përdorin platformën dhe jo vetëm për moshën dhe statusin e tyre arsimor. Është gjithashtu e preferueshme të merren parasysh përvojat e tyre profesionale, dëshirat dhe pritshmëritë, si dhe preferencat dhe familjariteti i tyre me teknologjinë e mbështetur në PC.
Modeli i të nxënit Inteligjent adreson:
– nevojën për të lidhur dijen dixhitale me njohuritë shumëfunksionale dhe ndër-disiplinore;
– nevojën për bashkim dhe homogjenitet të sjelljeve për të zbatuar strategjinë e inovacionit të kompanisë dhe për të arritur objektivat e biznesit;
– nevojën për të nxitur integrimin midis kompetencave dixhitale, kompetencave profesionale dhe aftësive të buta (soft skills). Aftësitë e buta janë “aftësi ura”: ato lehtësojnë integrimin midis njohurive të jashtme dhe të brendshme dhe midis departamenteve të brendshme dhe njësive organizative.
Duke thënë këtë, modeli i mësimit ka si grupe të synuara sa vijon:
– SME-të që veprojnë në sektorin detar;
– ndërmarrje të tjera në sektorin detar;
– autoritetet publike lokale dhe rajonale;
– institucionet e arsimit të lartë dhe insitucionet e kërkimit;
– qendrat arsimore dhe trajnuese, dhe shkollat;
– organizatat për mbështetjen e biznesit.
3.1 Planet e Veprimit Lokal dhe rishikimi i profileve profesionale.
Me qëllim forcimin e realizimit të Strategjive të Specializimit Inteligjent (Smart) në 5 fusha ekonomike të mbuluara, duke çuar në një mësim të politikave të përbashkta mbi strategjitë industriale dhe me objektivin e implementimit të veprimeve të përshtatura për ngritjen e kompetencave në formën e aftësimit dhe ri-aftësimit të profileve profesionale, partnerët hartues, zbatuan dhe realizuan 5 Plane Veprimi Lokal (dy në Itali dhe një në Kroaci, Greqi dhe Shqipëri). Për më tepër, në mënyrë që të mbështesë miratimin e modelit të qeverisjes dhe të modelit të të nxënit Inteligjent si qasje për rutinat e përditshme të punës së partnerëve, konsorciumi organizoi plan – veprimet lokale si një formë e vlerësimit të kolegëve (peer revieë) për të vërtetuar perspektivat industriale dhe aftësitë profesionale përkatëse. Veprimet pilot kishin një strukturë të përbashkët në pesë fusha të ndryshme. Ata ishin planifikuar të përfshinin:
– Seminare informuese për administratën Publike, universitetet / qendrat kërkimore dhe institucionet e trajnimit, kompanitë;
– Veprime për të rishikuar të paktën 4 profile profesionale në secilin rajon sipas sistemit të Kualifikimit lokal / rajonal / kombëtar;
– Përzgjedhje e kompanive pilot;
– Aktivitete të të nxënit Inteligjent duke përfshirë: a. Ëorkshop-e rreth megatrendeve kryesore teknologjike në Prodhimin e Gjelbër dhe Logjistikën, ndikimi në profilet dhe aftësitë profesionale; b. Trajnimi ndër-kompani ose trajnimi në ndërmarrje; c Njohje e aftësive të fituara.
Kjo strukturë u modifikua si pasojë e kufizimeve të shkaktuara nga pandemia e virusit Corona 19, siç shpjegohet më vonë.
Në total, 105 kompani ishin planifikuar të përfshiheshin në LAPs. Në fakt, 132 kompani u arritën në LAPs. Sa i përket përmbajtjes, Planet e Veprimit Lokal u bazuan në analizën e nevojave dhe kompetencave të reja industriale, duke zbatuar lloje specifike të mësimit, strategji dhe metoda, që korrespondojnë me ndërmarrjet, duke përfshirë metoda dhe teknika të ndryshme për të përgatitur punonjësit për të përballuar sfidat në Industrinë 4.0.
Më hollësisht, në Veneto, LAP synonte transferimin e moduleve të zhvilluara në platformën Future 4.0 për industrinë prodhuese të kantierit detar dhe zinxhirit të furnizimit logjistik detar, duke aplikuar një metodologji eksperimentale të quajtur transferimi i njohurive për inovacion. Në Pulia, LAP u bazua në bindjen se transmetimi i aftësive të Industrisë 4.0 mund të nxisë një kalim të vetëdijshëm në një qasje që kërkon ndryshime të shumta në të njëjtën kohë: të dhënat duhet të rriten për të nxjerrë informacion; futja e sistemeve më inteligjente në kompani për të shmangur mospagimet (pakujdesitë, in english:defaults) e prodhimit; bërja e zgjidhjeve më të vlefshme teknologjike për të menaxhuar procese të ndryshme, gjithashtu duke u përqëndruar në shkallën e duhur të personalizimit. Si parazgjedhje; për përmbajtje specifike, LAP trajtoi teknologjitë dhe metodologjitë I 4.0, duke sjellë aplikime të mundshme për kompanitë e përfshira.
Në Greqinë Perëndimore, LAP ishte në lidhje me veprimet për rritjen “BLU” në rajon. Këto veprime përfshinë një fokus në njohuritë bazë të 6 KET-ve të Industrisë 4.0, zbatimin e mundshëm për kompanitë lokale, zbatimin e KET-ve të zgjedhura për produkte specifike ose inovacionin e procesit. Në Kroaci, LAP u bazua në 6 KET-et e Industrisë 4.0 me një fokus specifik në analitikat Big data. Në fakt, sistemet Cloud që menaxhojnë Big data që përfshijnë informacione të rëndësishme vlerësohen të nevojshme për të zhvilluar kritere teknike dhe siguri organizative në mënyrë që të shmangin mosfunksionimin e mbrojtjes së të dhënave që mund të rezultojë në dëm të madh dhe të shtrenjtë.
Analitikat Big data mund të sigurojnë përfitime për ndërmarrjet dhe organizatat në sektorin detar duke zgjidhur shumë probleme në qeveri, telekomunikacion, shoqëritë e sigurimeve, arsim, energji, tregtinë me pakicë, transport, prodhim dhe kujdes shëndetësor.
Dhe së fundmi, në Shqipëri plani i veprimit pilot synonte ndërgjegjësimin e aktorëve publikë dhe privatë, të institucioneve kërkimore dhe të transferimit të teknologjisë, të organizatave të biznesit dhe ndërmarrjet, organizatat e shoqërisë civile në lidhje me përfitimet që sjell Industria 4.0, duke siguruar shërbime të personalizuara për ndërmarrjet që operojnë në sektorin e transportit detar për të zhvilluar aftësi të reja në të tria nivelet e teknikëve, inxhinierëve dhe menaxherëve.
Siç u tha, brenda kontekstit të LAP-ve ishin parashikuar vërtetimi i modelit të të nxënit Inteligjent dhe rishikimi i profileve profesionale. Sa i përket rishikimit të profileve profesionale, kjo ishte planifikuar të realizohej përmes intervistave me kompanitë dhe palët e interesit. Ishin planifikuar 12 intervista për rajonin dhe janë realizuar 60 gjithsej. Si rezultat i intervistave, vendet partnere identifikuan një mori profilesh, të cilat u përpunuan dhe u bashkuan për të prodhuar katër si vijon:
Menaxheri i IT-së. Profili profesional i IT po ndryshon; nga njohuritë e thella mbi teknologjitë tradicionale të informacionit (të tilla si Intranet, softueri i brendshëm,…), dhe softuere specifike që mundësojnë procesin thelbësor të kompanisë, te detyrat që lidhen me menaxhimin e Cloud, për të mbrojtur informacionin dhe të dhënat konfidenciale, për të zgjidhur ndërprerjet e të dhënave (data breaks). Menaxheri i IT-së duhet të “qëndrojë i akorduar” vazhdimisht me evolucionin e shpejtë të teknologjive që lidhin gjithnjë e më shumë njerëz, furnizues të pajisjeve, konsumatorë,… Së fundmi, menaxherët e IT-së duhet të punojnë në ekip me kolegët e tyre në një mënyrë më efektive.
Zona Teknike – Menaxheri i R&D. Për Zonën Teknike – Menaxheri i R&D duket i domosdoshëm për të përmirësuar ndjeshëm nivelin e njohurive mbi teknologjitë e reja dhe për të përmirësuar aftësitë që lidhen me përvetësimin dhe transformimin e njohurive të reja, të tilla si menaxhimi i ndryshimit, menaxhimi i njerëzve, komunikimi dhe bashkëpunimi.
Menaxheri i Furnizimit. Po ashtu, profili profesional i menaxherit të Furnizimit i cili operon në sektorin e biznesit detar dhe ndërtimin e anijeve po zhvillohet me shpejtësi. Së pari, ndryshimet brenda ekosistemit këshillojnë për të marrë në konsideratë një numër më të madh të furnitorëve, ndonjëherë të ndryshëm nga ata të zakonshmit. Përveç kësaj, teknologjitë e reja të lidhura me Industrinë 4.0 dhe transformimi dixhital propozojnë për të zhvilluar dhe performuar një tërësi aftësish të reja. Së fundmi, në menaxhimin e furnitorëve, menaxheri duhet të kujdeset për aspektet që lidhen me qëndrueshmërinë dhe respektimin e mjedisit.
Menaxheri i Burimeve Njerëzore. Në SME roli i menaxherit të burimeve Njerëzore shpesh shoqërohet me përgjegjësi të tjera, të tilla si shefi i administrimit dhe financës, shefi ekzekutiv CEO. Menaxhimi i burimeve njerëzore ka një rol kyç në ndërmarrjet inovative, veçanërisht kur ata janë duke hartuar dhe zbatuar procese ndryshimi të tilla si Industria 4.0 dhe transformimi dixhital. Sidoqoftë, kompetencat e këtij profili janë përgjithësisht të kufizuara në aspektet bazike të menaxhimit të njerëzve. Prandaj, profili duhet të shtrihet në fushat e mëposhtme: mjetet e vlerësimit të kompetencave, aftësia për të menaxhuar planet e aftesive te reja dhe ngritjes së aftësive (reskilling and upskilling plans), menaxhimin e ndryshimit, komunikimin me punonjësit.
Siç ishte parashikuar tashmë, LAP-et dhe aktivitetet e të nxënit Inteligjent u modifikuan si pasojë e pandemisë Covid 19: trajnimi në vend (training on – site) dhe sesionet e mësimit të përzier u zëvendësuan pjesërisht nga përforcimi i mësimit dixhital ose virtual. Për të qenë specifik, kjo përfshiu përdorimin e uebinarëve, takimeve në ueb, konferencave në ueb, seanca trajnimi virutale dhe platforma të e-mësimit (mësimit elektronik).