Objektivat për Vitin 2019

Vlerat e realizimit të këtyre objektivave bazohen në :

Bashkëpunim, Advokaci dhe Lidership

  1. Të nxitim zhvillimin e një platforme (strategjie) për zhvillimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë, që t’i përgjigjet sfidave të integrimit Evropian.

Prioritetet:

  • Suport dhe nxitje për zhvillimin e një ekonomie prodhuese- eksportuese dhe për rritjen e punësimit;
    • Mbështetje për internationacionalizimin e kompanive, krijimi i lidhjeve ndërmjet kompanive dhe institucioneve si brenda dhe jashtë vendit në forma të ndryshme si (klustera, consorciume, këshilla biznesi, etj.)
    • Instrumentat financiar për stimulimin e investimeve, bazuar në miliarda euro- kursime e depozita të brendshme “flenë” në bankat tregtare;
    • Komunikimi interaktiv me trupin diplomatik për mundësi të nxitjes së investimeve dhe promovimit të produkteve në tregun për eksport;
    • Promovimi i vizionit të ri, “specializimi inteligjent”, një qasje të re që do të çojë drejt përmirësimit të ekosistemit të inovacionit dhe me synim per aftesi thitthese nga projektet e dhomes ne vlere prej 555 mije EURO ;
  • Lufta kundër ekonomisë informale dhe nxitjes së konkurrencës të lirë një sfide e domosdoshme për t’u fituar;
    • Rritja e eficiencës së bashkëpunimit rajonal, nxitja e hapjes tregtare të Shqipërisë, mbrojtja e sipërmarrjes prodhuese nga dumping-u dhe subvencionet që aplikojnë vendet e rajonit dhe marrja e masave kundër balancuese.
  • Nxitja dhe zhvillimi i arsimit e formimit profesional dhe atij “dual”, bazuar në modelet më të mira evropiane.

Prioritetet:

  • Panairi “Work & Study” një institucion gjithëvjetor në funksion të edukimit dhe kualifikimit, sipas kërkesave të sipërmarrjes për rekrutimin e burimeve njerëzore të biznesit;
    • Organizimi i seminareve dhe trajnimeve edukuese sipas nevojave të anëtarëve të dhomës dhe sipërmarrjes në tërësi;
    • Organizimi i praktikave profesionale si dhe ofrimi i trajnimeve për sipërmarrësit e rinj, studentët që dëshirojnë t’i futen rrugës së sipërmarrjes;
    • Programe trajnimi dhe kualifikimi “tailor made”.
  • Më shumë vlera për anëtarësinë e Dhomës dhe rritjen e saj. Prioritetet:
    • Përmirësimi i nivelit të komunikimit me anëtarësinë e saj, në nivel rajonal dhe ndërkombëtar;
    • Ridimensionim i promovimit të aktiviteteve të Dhomës;
    • Dimensioni social pjesë e pandarë e misionit të Dhomës.
  • Zërin e Dhomës ta kthejmë në një tribunë aktive të mbrojtjes së interesave të sipërmarrjes.

Prioritetet:

  • Zgjedhjet per organet e reja drejtuese të dhomës për periudhen 2019-23;
    • Pjesëtare aktive dhe lobim në tryezat qeveritare dhe parlamentare për interesat e biznesit;
    • Ofrim i alternativave për kuadrin ligjor dhe atë fiskal në nxitje të konkurrueshmërisë dhe inovacionit “pro-biznes”;
    • Prezence dinamike mediatike;
    • Ofrim shërbime advokacie;
    • Zëri i Dhomës tribune aktive e përfaqësimit të interesave të sipërmarrjes.