Anëtarësia
Anëtarësimet në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë
Për të qenë sa më pranë njëri-tjetrit në këtë rrugë të gjatë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë fton të anëtarësoheni pranë saj. Mënyra më e mirë për të qenë bashkë është lobimi në një zë të vetëm dhe ne jua kemi dhënë besimin gjatë viteve të kaluara.
Çfarë ofrojmë ne për sipërmarrësit shqiptarë dhe ata të huaj?
• Përfaqësimin e biznesit me pushtetin qendror dhe atë lokal.
• Bashkëpunim me institucionet përgjegjëse në vend (Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, AIDA etj.) për përmirësimin e klimës së biznesit dhe thithjen e investimeve të Huaja Direkte.
• Promovim brenda dhe jashtë vendit i biznesit shqiptar, duke i dhënë prioritet anëtarëve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
• Realizimi i kontakteve të drejtpërdrejta me biznesin (B2B).
• Krijimi i partneriteteve mes Anëtarëve të Dhomës dhe bizneseve të huaja serioze që e shohin Shqipërinë si një vend tërheqës për investimet e kapitalit të tyre.
• Organizimi ose bashkëorganizimi me institucione të tjera i forumeve dhe misioneve të biznesit, konferencave, workshopeve, seminareve dhe trajnimeve.
• Ndihmë dhe konsulencë juridike në legjislacionin shqiptar dhe atë evropian në lidhje me cilësinë e produkteve dhe mallrave që do të eksportohen në tregjet evropiane.
• Konsulencë në aplikimet për regjistrimin e markave shqiptare dhe të huaja si dhe patentave të shpikjeve, kryerje të ndryshimeve në regjistrimet e mëparshme, ripërtëritje të markave dhe mbajtje në fuqi të patentave, regjistrim të kontratave të licencës dhe të kalimit të pronësisë, depozitim të kërkesës për regjistrimin ndërkombëtar të markës etj.
• Përshtatja e kërkesës së tregut me ofertën në sektorin e punësimit. (Për këtë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës është ngritur dhe qendra e Punësimit ), për punësim brenda dhe jashtë Shqipërisë, sidomos të brezit të ri.
Anëtarësimi ju mundëson asistencën tonë në lehtësimin e punës së sipërmarrjes në:
1. Ngritjen e një dialogu konstruktiv të përhershëm të ligjbërësve dhe ligjvënësve me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, që garanton konsultimin me ta në jo më pak se 8 jave kohë, për çdo propozim ligjor apo administrativ me impakt mbi biznesin
2. Eliminimin e praktikave arbitrare të trajtimit të figurës së biznesit me standarde të dyfishta (çmimet orientuese për mallrat apo pagat, referencat doganore e të tilla si këto)
3. Garantim të çdo biznesi, fitues i një tenderi publik, pagesën brenda 30 ditëve nga data e lidhjes së kontratës me entin publik prokurues
4. Përmirësim të sistemit të TVSH, duke përfshirë si përdorimin e kredisë së saj për pagesën përkatëse në transaksionin pasues, ashtu dhe për shlyerjen e tatimit mbi fitimin.
5. Shtrirje e përdorimit e-qeveri, e-qeverisje dhe e-prokurim në të gjithë territorin e vendit, për të informuar dhe përfshirë sa më gjerë publikun në përgjithësi dhe biznesin në veçanti
6. Vënien në funksionim sa më shpejt të Gjykatës Administrative
7. Mbështetje në ngritjen e një one-stop-shop universal pranë Dhomave të Tregtisë, me të paktën tri sportele të shërbimeve bazike: QKR, QKL, EG (Ekonomia Globale)
8. Pasjen e fondeve të posaçme për projekte të Dhomave të Tregtisë dhe të agjencive të tjera, të adresuara tek rritja e aftësive menaxhuese, dalja në eksport apo zëvendësimi i importeve dhe rinovimi teknologjik i SME-ve.
9. Futjen e ideve dhe njohurive për sipërmarrjen private si një kompetencë kyçe në kurrikulat e arsimit para universitar, në rritjen e prezencës së biznesit në bordet drejtuese të shkollave të mesme profesionale.
Për më shumë informacion kontaktoni:
Tel: +355 45 800 931
Cel: +355 695169389
E-mail: nevila_konomi@cci.al