WIFI

Marrëdhëniet e DHTI Tiranë me Odën Ekonomike të Austrisë (WKO)

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Dhomë Austriake të Tregtisë (WKO –WIFI International), organizon “Trajnime Profesionale në Menaxhimin e Sipërmarrjes” dhe takime B2B me bizneset austriake, për mundësi partneriteti në të gjitha fushat.e biznesit.

Negociatat dhe takimet e para kanë nisur në fund të vitit 2008. Kjo marrëdhënie është konkretizuar me një marrëveshje dypalëshe për bashkëpunim. U rinovua në dhjetor të vitit 2014 falë suksesit që ka patur dhe krijimit të Partneritetit Shqipëri –Austri.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka nisur raundin e parë të trajnimeve që në shkurt të vitit 2009.

Deri tani janë zhvilluar 24 raunde trajnimesh, me një pjesëmarrje prej rreth 18-20 përfaqësues të bizneseve shqiptare në çdo raund, përfshirë dhe vizitën në Austri pas çdo trajnimi për mundësi partneriteti me bizneset austriake.

Pjesëmarrës janë sipërmarrës të nivelit të mesëm dhe të lartë, menaxherë që duan të përmirësojnë njohuritë e tyre sipas standardeve ndërkombëtare.

Ky projekt ka patur si qëllim:

  • Ngritjen profesionale të nivelit të lartë menaxherial
  • Bashkëpunim me kompanitë austriake
  • Shkëmbim eksperiencash sipas fushave relevante që ata përfaqësojnë (kjo gjatë ditëve të qëndrimit në Vjenë)
  • Rritjen e performancës së drejtuesve në fushën e menaxhimit dhe komunikimit në biznesin kombëtar/ndërkombëtar dhe ekspertëve të tyre të marketingut, shitjeve efikase, të projekteve, eksportit, hoteleri turizmit, financave etj.

Temat e përzgjedhura janë me shumë interes për kushtet e vështira të biznesit jo vetëm këtu në Shqipëri, por dhe në të gjithë Eurozonën. Ato rrisin konkurrencën e kompanive në treg, duke synuar rritjen e performancës së drejtuesve në fushën e menaxhimit dhe komunikimit në biznesin kombëtar/ndërkombëtar, dhe ekspertëve të tyre të marketingut, shitjeve efikase, të projekteve, eksportit, financave.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka patur nderin të realizojë këtë bashkëpunim, duke sjellë eksperiencën e një prej vendeve më të zhvilluara në kulturën e sipërmarrjes, sikurse është Austria, vend i biznesit “par excellence” dhe tradicionalisht i njohur për aftësitë menaxheriale.

Gjatë këtyre raundeve te trajnimeve, pjesëmarrësit kanë qenë përfaqësues të niveleve menaxherë-pronarë të kompanive pothuajse në të gjitha fushat e SME-ve dhe kompanive të mëdha, kryesisht të Tiranës, por edhe të zonave të tjera.

Ky lloj partneriteti, ky binjakëzim që deri tani ka rezultuar i suksesshëm për një pjesë të bizneseve  shqiptare, të cilat kanë krijuar mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve, kanë ndikuar në shtimin e eksporteve, partneritetit me bizneset austriake, lidhjeve të kontratave në fusha të ndryshme.

Ky partneritet shfrytëzon karakteristika të ndryshme të bashkëveprimit, si përcaktimi i standardit të përbashkët  për produktet, themelimi i teknologjive të përbashkëta të identifikimit të produkteve dhe shërbimeve, ngritja e  tregjeve të përbashkëta elektronike, themelimi i qendrave të përbashkëta për sinkronizimin e të dhënave, etj.

Më poshtë gjenden të renditura kompanitë shqiptare që kanë patur sukses me bizneset austriake, duke lidhur marrëveshje dhe duke vazhduar mundësitë për bashkëpunim.

Faberti Trading Group
IRZ sh.p.k.
Stelijan Buzo
Century 21
Lady Albania
Lajthiza
Ecology Albania
Rametal
Miell Tirana
Ales Construction
Big Market
Caterina Firenze
Rametal
Farmanet
Albanian Stone Zone
Vajra Bimore Sha
Raiffaisen Bank
Allidagu
Sonnentor
Tirana Cash & Carry
Jupiteter Computer System
Mobileri Bicaku
Lady Albania

Wash Center
Hotel Lido
Egnitius
Ama Dress
K& T Associeties
Meridian Plus
Prespa Invest.
Qirjazi University
Meridian Plus High School
Europe Agency
SME Albania
Iceberg Communication
Premium ltd
Turgut Ozal Education Albanian Satellite Communications
Seas sh.p.k.
Turgut Ozal Education
Optima Legal
Eco Tour Albaia
ATC Instituti Profesional
Sole Mio
Crown Botique Hotel
Miell Tirana
Erzeni Big Market
Koka sh,p,k,
Universiteti Qirjazi