Trajnimet në DHTIT
Departamenti i Trajnimeve pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT) u themelua në vitin 2009, me qëllim për të ndihmuar bizneset shqiptare që të rrisin kapacitetin e burimeve njerëzore të afta për të përballuar sfidat e zhvillimit të vendit.
Në emër të institucionit që përfaqëson dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me bizneset, DHTIT ofron një seri trajnimesh profesionale nga fusha e biznesit dhe menaxhimit, të zgjedhura në bazë të nevojave të biznesit dhe konform politikave të institucionit. Trajnimet e organizuara në DHTIT ofrohen për të gjitha bizneset dhe individët, SME-të, korporatat dhe për institucionet publike, duke ndarë me ju eksperiencën tonë në të gjitha fushat: kontabilitet, auditim, taksë, legjislacioni për shoqëritë tregtare, sistem tatimor, dogana, menaxhim i biznesit, menaxhim i projekteve, marketing, siguri kibernetike, e-commerce, ligji i konkurrencës etj.
Këto trajnime ndihmojnë këdo për të patur avantazh konkurrues në treg dhe për t’u zhvilluar si ekspert i fushës në të ardhmen.
Një pjesë e rëndësishme e trajnimeve tona janë trajnime të ofruara nga lektorë austriakë, të certifikuara ndërkombëtarisht në fushën e “Menaxhim Biznesi” (WIFI-AUSTRIA), ku të gjithë pjesëmarrësve u ofrohet një diplomë e njohur ndërkombëtarisht. Kjo vjen si marrëveshje e bashkëpunimit të Dhomës së Tregtisë Tiranë dhe Dhomës Austriake që nga viti 2009.
Programet e trajnimit ofrohen në ambientet e CCIT, si dhe online.
Gjithashtu ofrojme edhe trajnime “tailor made”, në bazë të nevojave që një kompani apo biznes mund të ketë në mbështetje të zhvillimit personal dhe ndërpersonal të profesionistëve të fushave të ndryshme.
Gjatë këtyre viteve, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka realizuar një mori trajnimesh si për biznesin e Tiranës dhe jashtë saj, për institucione të rëndësishme ndërkombëtare si: ICE, GIZ, Berzh, Banka të të gjitha niveleve, korporata e institucione shtetërore,
DHTIT ofron programe me tarifa të arsyeshme në dobi të komunitetit të biznesit dhe sidomos kundrejt anëtarësisë sonë.
Trajnimet ofrohen nga lektorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, të përzgjedhur si ekspertë sipas fushave të caktura.
Ju ftojmë të vlerësoni programet tona dhe të bëheni pjesë e trajnimeve kushtuar biznesit.
Të interesuarit që duan të bëhen pjesë e trajnimeve, mund të kontaktojnë në adresën: trajnime@cci.al