Future 4.0 Plus “Kick-Off Meeting” 08.02.2022

Future 4.0 Plus “Kick-Off Meeting” 08.02.2022

Future 4.0 Plus “Kick-Off Meeting” 08.02.2022

Në kuadër të programit INTERREG V-B Adriatic-Ionian ADRION, partnerët e projektit ‘’ FUTURE 4.0 PLUS’’ (ManuFactUring educaTion and training governance model for IndUstry 4.0 in the Adriatic-Ionian aREa PLUS), zhvilluan në datën 08.02.2022 Kick-off Meeting.

Ky projekt është vazhdimësi e projektit @Future 4.0 I cili pati një impakt të gjerë në opinionin publik mbi risitië e inovacionit përsa i përket industrisë së ndërtimit të anijeve dhe më gjerë. Takimi u zhvillua online midis 6 partnerëve të projektit, për shkak të kufizimeve të vendosura nga pandemia Covid-19.

Përgjatë këtij takimi të pare midis partnerëve të Future 4.0 Plus për të diskutuar mbi detyrat dhe objektivat e secilit partner në mënyrë që realizimi i tij të ketë një impakt sa më të gjerë dhe të realizohet brënda afateve të vendosura. Gjatë takimit të zhvilluar u bë prezantimi I partnerëve bashkë me personat të cilët do të jenë të angazhuar për implementin e këtij pojekti, si edhe u bë  përmbledhje e suksesit të zbatimit të fazës së parë të projektit. Gjithashtu çdo partner përgjegjës I paketave të punës prezantoi metodologjinë e zbatimit të projektit si dhe u diskutuan strategjitë e bashkëpunimit për të pasur një realizim sa më të sukseshëm të objektivave të projektit. Pas prezantimit dhe caktimit të përparësive të projektit, secili partner mori detyrat përkatëse dhe u angazhuan mbi bashkëpunimin rigoroz mbi ecurinë e projektit. Dhoma Tregtare dhe e Industrisë së Tiranës është përgjegjëse e paketës së punës së Komunikimit dhe ka një rol kyç dhe të në zbatimin e këtij projekti, pasi synon të promovojë në shkallë të gjërë objektivat e projektit te palët e interesuara duke zhvilluar seminare të ndryshme por dhe duke përdorur mjetet e komunikimit interaktiv si dhe rrjetet sociale.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.