TechSov4Futures (Social Dialogue for Digital Sovereignty in the Workplace) është projekt trevjeçar i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të thirrjes SOCPL-2025-SOC-DIALOG për mbështetjen e dialogut social, i zbatuar nga 1 maji 2026 deri më 30 prill 2029. Projekti forcon kapacitetet e organizatave të punëdhënësve dhe të partnerëve socialë për transformimin digjital, inteligjencën artificiale dhe sovranitetin digjital, me kërkime në Itali, Spanjë, Hungari dhe Shqipëri. Koordinator është Confimi Industria (Itali), dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është partnere.
Kick-off Meeting i projektit TechSov4Futures | Romë, 9–10 korrik
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DhTIT), në cilësinë e partnerit të projektit TechSov4Futures – Social Dialogue for Digital Sovereignty in the Workplace, financuar nga Bashkimi Europian, mori pjesë në takimin hapës (Kick-off Meeting), i zhvilluar në Romë më 9–10...