Projekte te DHTIT

Projekte

Gjatë këtyre viteve, DHTI-Tiranë ka menaxhuar një sërë projektesh, më shumë se 25, të zbatuara kryesisht në bashkëpunim me partnerë nga vendet e BE-së, programet IPA, Cross-border etj.

Fokusi është mbështetja e sipërmarrjes, konkurrueshmëria, ngritja e kapaciteteve, përcjellja dhe asimilimi i modeleve/praktikave më të mira etj.

Disa nga projektet:

  • BRE- Një Regjistër i Përbashkët i Biznesit ndërmjet 3 vendeve, Itali-Shqipëri-Mal i Zi, me qëllim për të rritur bashkëpunimin ndërkufitar
  • USIA-Projektuar për të adresuar sfidat e forcimit të bashkëpunimit midis universitetit dhe shoqërisë në Shqipëri.
  • ECONAUTINET- Përmirësimi i aftësisë konkurruese dhe inovative të SME-ve në sektorin nautik
  • FUTURE- Zhvillimi i një metodologjie eksperimentale të transferimit të njohurive drejtuar kompanive që operojnë në sektorin detar, duke mbështetur kalimin e tyre drejt Industrisë 4.0
  • SCOPE- Ofrimi i aksesit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme në tregje të reja
  • HISTEK- Krijimi i klasterit ndërkufitar, funksioni i të cilit është zhvillimi i mjeteve të përbashkëta për vlerësimin e nevojave të NVM-ve.
  • Platforma Rajonale e-Commerce4all- Përmirësimi i ekosistemit të tregtisë elektronike në rajonin e CEFTA-s, duke përdorur një platformë unike
  • EEN – Rrjeti i sipërmarrjeve evropiane. Rrjeti më i madh në botë në mbështetje të NVM-ve, me ambicie për të qenë pjesë e tregut ndërkombëtar