Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë prezanton kontributin dhe arritjet e saj në takimin përmbyllës të projektit DERHE në Ljubljanë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë prezanton kontributin dhe arritjet e saj në takimin përmbyllës të projektit DERHE në Ljubljanë

Më 9 nëntor 2026, në Ljubljana të Sllovenisë, u zhvillua takimi final i projektit DERHE, financuar nga Bashkimi Evropian, i cili mblodhi së bashku partnerët e projektit për të prezantuar rezultatet, arritjet dhe përvojat e përftuara gjatë zbatimit të tij.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë , në cilësinë e partnerit të projektit, prezantoi punën dhe kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe sektorit të biznesit, me fokus të veçantë në zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe përafrimin e arsimit të lartë me nevojat reale të tregut të punës.

📌 Gjatë prezantimit u evidentuan aktivitetet kryesore të realizuara nga DHTIT, përfshirë:

🔹 Angazhimin e bizneseve në identifikimin e nevojave për aftësi dhe kompetenca profesionale.

🔹 Organizimin e trajnimeve  të bizneseve,.

🔹 Kontributin në zhvillimin dhe promovimin e trajnimeve në fusha si menaxhimi i projekteve, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe lean management.

🔹 Nxitjen e mundësive për bashkëpunim afatgjatë ndërmjet universiteteve dhe bizneseve.

Falënderojmë të gjithë partnerët e projektit për bashkëpunimin dhe angazhimin gjatë këtij rrugëtimi të përbashkët!

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.