Shërbimet e Ofruara nga Zyra e Regjistrit & Shërbimeve Konsullore
Zyra e Regjistrit dhe Shërbimeve Konsullore në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, ofron:
- shërbimet bazë të regjistrimit të bizneseve në Dhomën e Tregtisë,
- përgatitjen dhe shpërndarjen e informacioneve të kërkuara nga të interesuarit në lidhje me kompanitë anëtare të Dhomës,
- paisjen e bizneseve me certifikatën e anëtarësimit,
- kryen shërbimin konsullor të paisjes me nota verbale, dhe
- lëshon certifikatat e origjinës të produkteve për eksport.
Regjistrimi i Bizneseve
Pranë kësaj zyre, bizneset gjejnë informacionin e plotë në lidhje me dokumentacionin e duhur për t’u anëtarësuar, si dhe informohen mbi avantazhet që i ofrohet çdo subjekti pasi të jetë bërë anëtar i Dhomës.
Informacioni që ofrohet nga kjo zyrë:
- të dhëna mbi fillimin e aktivitetit të subjekteve të ndryshme, statistika mbi përqindjen e formave të ndryshme të shoqërive tregtare dhe subjekteve të tjera; shpk-ve, sha-ve dhe personave fizikë të anëtarësuar, të dhëna mbi përqindjen e kompanive të vendit, të huaja, apo të përbashkëta të anëtarësuara, etj.
- të dhëna mbi profilet sipas sektorëve (tregti, transport, ndërtim, prodhim, shërbime, etj) vendeve me të cilat punojnë dhe kanë partneritet biznesi, të dhëna mbi kontaktet e mundshme, etj. Këto informacione janë mjaft të vlefshme për të mbështetur firmat anëtare për të krijuar partneritete të reja me vendet e rajonit dhe më gjerë, në funksion të kërkesave të herëpashershme.
Kontakt:
Tel: +355 45 800 931
Cel: +355 695169389
Email: nevila_konomi@cci.al