Përfitimet

Përfitimet nga anëtarësimi

Të drejtat dhe kushtet:

Anëtarësimet bëhen në emër të biznesit/kompanisë.

Një person (anëtar i përcaktuar), i cili përfaqëson kompaninë:

  • Ka të drejtën e një vote
  • Përfiton ulje tarife në programe të veçanta
  • Merr të gjithë korrespondencën dhe mund të marrë pjesë në komitete

Pagesa vjetore bërë nga çdo anëtar përfshin si bonus:

  • Të drejtën e shfrytëzimit falas të dhomës virtuale të anëtarëve
  • Të drejtën e marrjes dhe shfrytëzimit falas të informacioneve preferenciale
  • Të drejtën e përfshirjes në Direktorinë Vjetore të Anëtarëve
  • Të drejtën e përfitimit falas të asistencës së specializuar (juridike, financiare, etj.), të ofruar nga strukturat e “Dhomës”
  • Të drejtën e informimit dhe asistencës direkte për të siguruar pjesëmarrjen në panaire dhe ekspozita jashtë shtetit
  • Të drejtën për t’u asistuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm tregtar, ofertave, tregjeve etj., si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Të gjitha anëtarësimet mund të anulohen:

  • Me shkrim nga anëtari
  • Nga Dhoma për mospagim të detyrimeve
  • Për mospërputhje me politikat e Dhomës

Pagesa e anëtarësimit është e pakthyeshme.

Certifikata dhe libreza e anëtarësimit janë pasuri e Dhomës së Tregtisë dhe kërkohen të kthehen nëse anëtarësimi anulohet për çfarëdo arsye.

Anëtarësimi në Dhomën e Tregtisë mund të anulohet sipas kushteve të përcaktuara në urdhëresat e saj.

Dhoma mund të krijojë komunikim me e-mail të organizatës, me e-mail personal, të cilat të informojnë për çështje urgjente biznesi, njoftime të fundit dhe raporte përmbledhës, ngjarje të rëndësishme të dhomës dhe programe të saj.

Nëse anëtari bëhet kundërvajtës për më shumë se 30 ditë, atij i humb e drejta e votës dhe të drejtat e tjera të anëtarit. Pas kësaj, anëtari njoftohet me shkrim për kundravajtjen. Nëse brenda 10 ditëve pas këtij shënimi pagesa nuk është kryer ende, stafi administrativ i Dhomës ka të drejtë t’i japë fund anëtarësimit dhe të gjitha përfitimeve që rrjedhin nga ai.

Çdo anëtar që dëshiron të shfaqë në website-in e biznesit të tij se është anëtar i Dhomës, mund ta bëjë këtë vetëm me pëlqimin e Dhomës dhe në një faqe të aprovuar nga Dhoma.

Pagesat janë të vlefshme për vitin kalendarik në vazhdim.

Numri i punonjësve rivleresohet çdo vit dhe rritet ose ulet bazuar në numrin e punonjësve në periudhën e ripërsëritjes së anëtarësimit.

Logot e anëtarësimit janë vetëm për përdorim nga anëtarët dhe duhen hequr nga të gjitha materialet nga periudha e anulimit, për çfarëdo arsye, të anëtarësimit.

Për më shumë informacion kontaktoni:

Tel: +355 45 800 931
Cel: +355 695169389
E-mail: nevila_konomi@cci.al