Njoftim për Shtyp: Projekti FUTURE 4.0

Njoftim për Shtyp: Projekti FUTURE 4.0

Njoftim për Shtyp: Projekti FUTURE 4.0

Më 29 maj 2020, u mbajt takimi në Zoom me temë “Industria 4.0 dhe Prodhimi i Avancuar” i bashkë-organizuar nga Auleda – Agjensia Vendore e Zhvillimit Ekonomik Vlorë në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Ky takim erdhi në kuadër të zbatimit të Planit Lokal të Veprimit të projektit FUTURE 4.0 i cili u drejtohej NVM-ve të sektorit detar. Në këtë takim, përveç NVM-ve morën pjesë stafi i projektit DHTIT, përfaqësues të autoriteteve portuale si dhe agjencive sektoriale.

Hapja e takimit u bë nga bashkëorganizatorët Znj. Mirela Koci – Drejtore Ekzekutive e Auleda dhe Znj. Viola Xhindi – Drejtore e Departamentit të Projekteve të DHTIT.

Pas fjalëve përshëndetëse, znj. Koci vijoi takimin me një prezantim të shkurtër të platformës së hartuar në kuadër të projektit FUTURE 4.0, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të saj në sajë të gamës së gjerë të informacionit që ofron në KET përmes moduleve të dedikuara mësimore.

Hapësirë dhe vëmendje e veçantë iu dha KET-it “Prodhimi i Avancuar” që u prezantua nga profesori i Fakultetit të Shkencave Teknike në Universitetin e Vlorës z. Blenard Xhaferaj i cili është dhe hartuesi i modulit. Ai shpjegoi konceptet kryesore të industrisë 4.0 dhe prodhimit të avancuar, kategoritë e prodhimit CAD, CAM, CAE dhe avantazhet e tyre, bazën e aplikacioneve kompjuterike, parimet dhe faktorët shtytës të industrisë 4.0, digjitalizimin e produkteve etj. Gjatë prezantimit ai dha gjithashtu shembuj të aplikimit teorik.

Pas prezantimeve, NVM-të dhanë mendimet e tyre duke e vlerësuar pozitivisht këtë iniciativë të projektit. Ata bënë edhe sugjerime duke marrë parasysh vështirësitë dhe sfidat në punën e tyre të përditshme në sektorin detar. Shkëmbimi i mendimeve dhe komenteve karakterizuan dhe mbylljen e takimit.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.