Workshop “Diskutojmë së bashku për një lundrim të gjelbër” – GREEN SHIPPING”

Workshop “Diskutojmë së bashku për një lundrim të gjelbër” – GREEN SHIPPING”

Workshop “Diskutojmë së bashku për një lundrim të gjelbër” – GREEN SHIPPING”

Me datë 15 Nëntor 2019 në ambientet e Qendrës Rinore Vlorë, stafi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë për projektin “FUTURE 4.0″, mori pjesë në workshopin “Diskutojmë së bashku për një lundrim të gjelbër” – GREEN SHIPPING,  ftuar nga Agjensia Lokale e Zhvillimit Ekonomik – AULEDA në Vlorë, organizatore e aktivitetit. Menaxherja e projektit FUTURE 4.0, znj. Elida Boshnjaku iu bashkua këtij aktiviteti për të informuar dhe promovuar projektin si dhe shpërndarë rezultatet e arritura deri më tani dhe ato të pritura për zhvillimin e sektorit të ndërtimit të anijeve.

Pjesëmarrësit u njohën me qëllimin kryesor të projektit i cili është përmirësimi i bashkëpunimit Universitet-Industri dhe ofrimi i edukimit efektiv industrial dhe trainimi për inovacionin bazuar në:

• MODELIN E ZGJUAR TË TË MËSUARIT

• dhe VEPRIMET PILOT që do të zbatohen në muajt e ardhshëm dhe do të shërbejnë për të vlerësuar MODELIN E ZGJUAR TË TË MËSUARIT.

Gjatë aktivitetit, u bënë dhe prezantime të projekteve të tjera me fokus sektorin detar, pati diskutime aktive, pyetje dhe përgjigje. Në workshop u arritën grupe të rëndësishme të synuara si Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Fakulteti i Inxhinierisë Navale, Autoritetet Portuale, Menaxherë të Projekteve të Sektorit të Nautikës, aktorë të tjerë të interesit pjesë e Helikës së Trefishtë – akademi, industri dhe qeveri. Ishte me interes për projektin FUTURE 4.0 shkëmbimi i informacionit dhe të mësuarit e të rejave dhe vendosja e bashkëpunimeve.

Pjesëmarrësit shprehën interes për të qenë pjesë e projektit dhe  bashkëpunuar me DHTIT.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.