AI4DigiT (Artificial Intelligence for Digital Transformation in Albania) është Qendra Europiane e Inovacionit Digjital (EDIH) për Shqipërinë, e financuar nga Programi Digital Europe për 36 muaj, me koordinator Universitetin e Tiranës. Projekti u ofron ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shërbime falas për vlerësimin e maturitetit digjital, përdorimin e inteligjencës artificiale dhe të teknologjive të avancuara, zhvillimin e aftësive dhe aksesin në financim. Partnerë janë ACTI Association, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Aktivitet Informues dhe Ndërgjegjësues AI4DIGIT: – Mundësi të reja për transformimin digjital të bizneseve shqiptare!
Më 12 tetor 2026, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si partnere e projektit AI4DigiT , organizoi një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. AI4DigiT është një projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, i...