Takimi i dytë i projektit FUTURE 4.0 PLUS

Takimi i dytë i projektit FUTURE 4.0 PLUS

Takimi i dytë i projektit FUTURE 4.0 PLUS

Në kuadër të programit INTERREG Adriatic-Ionian ADRION, partnerët e projektit ‘’ FUTURE 4.0 PLUS’’ (ManuFactUring educaTion and training governance model for IndUstry 4.0 in the Adriatic-Ionian aREa PLUS), zhvilluan në datën 04.05.2022 takimin e dytë ndërmjet partnerëve.

Ky projekt është vazhdimësi e projektit @Future 4.0 I cili pati një impakt të gjerë në opinionin publik mbi risitë e inovacionit përsa i përket industrisë së ndërtimit të anijeve dhe më gjerë. Takimi u zhvillua online midis 6 partnerëve të projekti.

Përgjatë këtij takimi të dytë midis partnerëve të Future 4.0 Plus u diskutua mbi detyrat dhe objektivat e secilit partner për periudhën e mbetur në mënyrë që realizimi i tij të ketë një impakt sa më të gjerë dhe të realizohet brenda afateve të vendosura.

Gjatë takimit të zhvilluar u bë prezantimi i web platformës https://future4.adrioninterreg.eu/ e cila është punuar nga partneri SIAV dhe gjithashtu prezantimi i draft video tutorial të punuara nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë me eksperte znj. Leida Matja.

Pas prezantimit dhe caktimit të përparësive të projektit, secili partner mori detyrat përkatëse dhe u angazhuan mbi bashkëpunimin rigoroz mbi ecurinë e projektit.

Partneri kryesor prezantoi dhe informoi partnerët në lidhje me organizimin e workshopeve përkatësisht në dy qytete të Italisë Bari 07.06.2022 dhe Venezia 17.05.2022.

 

Share this post