Trajnim – Zhvillimet e reja teknike lidhur me fiskalizimin e faturave

Trajnim Rregjimet Doganore dhe Deklarimi i Mallrave në Doganë

Trajnim – Zhvillimet e reja teknike lidhur me fiskalizimin e faturave

I nderuar Sipermarres,

Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane do të vijoje me organizimin e Trajnimeve duke u rikthyer me:

Zhvillimet e reja teknike lidhur me fiskalizimin e faturave
Ndryshimet e Ligjit “Tatim mbi të Ardhurat”, 
Ligji mbi amnistine fiskale

 

Objekti i trajnimit
Në trajnim do të trajtohen  temat lidhur  ligjin  Nr 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në RSH”, i ndryshuar, dhe ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”

PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR
Konceptet lidhur me veprimtarine ekonomike të pavaruar.
Personi i tatuesheëm kuptimi.
Furnizimi i mallrave dhe i shërbimeve dhe furnizimet e përzjera
Momenti lindjes së të drejtës  zbritjes së kësaj TVSH-je, për personin që ushtron të drejtën e zbritjes. plotesimi i kushteve te zbritjes se tvsh, kushti formal,  kushti kohor, dhe kushti thelbësor.
Shërbime të kryera kundrejt pagesës prej një personi të tatueshëm, si pjesë e veprimtarisë së tij ekonomike.
Vendi i furnizimit te sherbimeve.Sherbimet me jashte.
Kufizimet e te drejtes se zbritjes se TVSH-se, plotesimi i kushtet i zbritjes se tvsh, kushti formal,  kushti kohor, dhe kushti thelbësor.
Ribursimi kuptimi . E drejta e presonit te tatueshem per ribursim.
Deklarimi i transaksioneve ne librat e blerjes,shitjes e formularin e deklarimit te TVSH-se.
Regjimet e vecanta te TVSH
Shembuj per te gjitha rastet

ZBRITJA E PJESSHME E TVSH-SË
Rregulla praktike te zbritjes se TVSH
Koeficenti i tatueshmerise
Koeficienti i zbritjes së TVSH-së
Koeficienti i kufizimit
Në çfarë raporti malli/shërbimi përdoren për transaksione në fushën e zbatimit të TVSH (Koeficienti i tatueshmërisë)
Në çfarë raporti malli/shërbimi përdoren për taransaksione me të drejtë zbritjeje të TVSH (Koeficienti i zbritjes)

Në çfarë mase kufizohet e drejta e zbritjes së TVSH (Koeficienti i kufizimit
Mallrat Kapitale : Afatet e Rregullimit të TVSH-së
Mallrat kapitale të paluajtshme
Mallrat kapitale të luajtshme

FISKALIZIMI. FATURA DHE SISTEMI I MONITORIMIT TË QARKULLIMIT
Fusha e veprimit
Tatimpaguesit që duhet të lëshojnë faturë të fiskalizuar
Tatimpaguesit që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar faturë
Si leshohet fatura nga blersi ne kuader te fiskalizimit (vetefaturimi)
Si leshohet fatura vetefurnizuese (autoftaura)
Si leshohet fatura autongarkese (reverse charge)
Leshimi i faturave per furnizime në rastin e telekomunikacionit, transmetimit dhe shërbimeve elektronike për persona të patatueshëm,
Apikimi i notes se kreditit dhr debitit te fiskalizuar
Fiskalizimi i fatures se importit dhe eksportit
Regjistrimi i faturave te fiskalzuara në librin e shitjes dhe librin e blerjes
Pranimi i fatures se fiskalizuar nga bleresi. Kur konsiderohet fatura e paranuar
Procedura e leshimit te faturave per akomodimin në   hotel i cili ka edhe një restorant, SPA, klub nate etj.
Kur leshohet fatura e fiskalizuar per sherbimet e ofruara nga jorezidentet

Pjesëmarrësit në trajnim do të inkurajohen të diskutojnë raste praktike mbi të cilët ato kanë njohuri , apo të diskutojnë mbi probleme që mund t’i lindin atyre për shkak të politikave tatimore ose të administrimit të tatimeve përkatëse.

 

Lektorë
Arben Hasanaj ka një eksperiencë të konsoliduar të legjislacionit tatimor ne Shqipëri , interpretimin e ligjeve fiskale dhe tvsh, nje  këshillues i klientëve vendas dhe të huaj .
Pergjegjes i TVSh ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve.
Ai  gjithashtu ka qenë i përfshirë në projekte të ndryshme me dhënien e konsulencës fiskale mbi çështje lidhur me tatimet e korporatave, procedurat tatimore, TVSH-në, tatime të tjera direkte dhe indirekte
Ka eksperience ne Trajnime qe nga Viti 2017, ne fushen e Trajnimeve fiskale duke trajnuar punonjesit e administrates tatimore  prane Qendres se Trajnimeve per Administrates tatimore dhe doganore  QTATD
Ka zhvilluar dhe shume Trajnime me Studion Private Parid.

 

Kohëzgjatja
11-12 Tetor Ora 16:30-19:30

Afati i Aplikimit
10 Tetor

 

Vendi
Trajnimi do të zhvillohet tek Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Në fund të Kursit të gjithe pjesëmarrësit do te pajisen me certifikate.

Per pjesemarrje ju lutem plotesoni formularin e aplikimit.

Formular-Aplikimi-Zhvillimet-e-Reja-Teknike

Per me shume infromacion na kontaktoni.

Faleminderit!

Me respekt
Ajsela TeLI
Drejtuese e Trajnimeve
Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane
Rruga e Kavajes, Bld 2/2
1001 Tirana, Albania
Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964
E-mail: ajsela_teli@cci.al| Web: www.cci.al

Share this post