Ftesë për trajnim: E drejta e falimentimit dhe zbatimi i saj në praktikë

Ftesë për trajnim: E drejta e falimentimit dhe zbatimi i saj në praktikë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë ju fton të merrni pjesë në trajnimin dy-ditor me temë “E Drejta e Falimentimit dhe Zbatimi i Saj në Praktikë”, që do të zhvillohet më 23–24 qershor 2025, ora 16:00, në ambientet e DHTIT-së.

Ky trajnim synon të ofrojë njohuri të thelluara mbi aspektet juridike dhe praktike të falimentimit sipas legjislacionit shqiptar dhe përfshin një program të strukturuar me nëntë tema kryesore, nga hyrja në të drejtën e falimentimit deri te kazuset nga praktika gjyqësore.

Lektor i trajnimit është z. Erjon Marku, ekspert në fushën e së drejtës tregtare.

Programi i trajnimit përfshin këto tema:
Tema I – Hyrje në të drejtën e falimentimit
Tema II – Burimet juridike të së drejtës së falimentimit
Tema III – Fushëveprimi i Ligjit për falimentimin
Tema IV – Fillimi i procedurës së falimentimit
Tema V – Zhvillimi i procedurës së falimentimit
Tema VI – Riorganizimi i shoqërisë tregtare në kuptim të Ligjit për falimentimin
Tema VII – Administratori
Tema VIII – Likuidimi i shoqërive tregtare
Tema IX – Kazuse nga praktika gjyqësore

Për t’u regjistruar, plotësoni formularin e mëposhtëm:

Formular regjistrimi

Për më shumë informacion dhe regjistrim, ju lutemi na kontaktoni në:
Znj. Marina Pilinçi
Koordinatore e Trajnimeve
E-mail: trajnime@cci.al
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë
Rruga e Kavajës, Bld 2/2, 1001 Tirana, Albania
Tel: +355 692056426

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.