Projekti 1Future, mbahet në Tuzla takimi i radhës me partnerët e projektit!

Projekti 1Future, mbahet në Tuzla takimi i radhës me partnerët e projektit!

Më datat 30 qershor – 1 korrik 2025, u mbajt Takimi i Menaxhimit të Projektit 1Future në ambientet e Universitetit të Tuzlës, ku morën pjesë përfaqësues të të gjithë partnerëve të projektit.

Gjatë takimit, u diskutuan përditësimet lidhur me raportet e cilësisë, u bë një rishikim i detajuar i kurrikulës dhe u trajtua organizimi i kursit intensiv të personalizuar (TMSIC). Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua modeleve të biznesit për të siguruar vazhdimësinë e projektit edhe pas përfundimit të tij.

Foto familjare nga takimi
Foto familjare nga takimi

Gjithashtu, partnerët u angazhuan në planifikimin e simpoziumit të ardhshëm, si dhe në përcaktimin e detyrave të ardhshme dhe përgatitjen për raportimin financiar.

Takimi shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të rezultateve të deritanishme dhe sigurimit të një zbatimi të suksesshëm të fazave në vijim të projektit.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.