Takimi në kuadër të projektit ADDUPT, diskutohet për eventin e radhës mbi “Virtual Mobility”
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Qendrën ACT dhe organizatën ndërkombëtare CESIE, organizuan takimin e radhës, i cili zhvillohet në kuadër të projektit ADDUPT.
Ky takim mblodhi së bashku partnerët e këtij projekti, ku u diskutua për eventin e tretë mbi “Virtual Mobility”.

Gjatë aktivitetit u diskutua mbi realizimin e 20 microlearning resources (burime për mikro-mësim). Këto materiale janë të konceptuara në formate interaktive, të lehta për t’u përvetësuar dhe do t’i shërbejnë si studentëve, ashtu edhe profesionistëve të rinj.
Prezantimi zyrtar i “microlearning resources” do të zhvillohet më datë 10 korrik 2025.