Panairi Ndërkombëtar i Biznesit “IMEX-Castilla y León”, 16 nëntor 2023

Panairi Ndërkombëtar i Biznesit “IMEX-Castilla y León”, 16 nëntor 2023

IMEX-Impulso Exterior, panairi më i rëndësishëm i biznesit ndërkombëtar dhe i tregtisë së jashtme, do të organizohet këtë vit më 16 nëntor në Castilla y León (Spanjë).

Është një panair multisektorial. Sipërmarrjet do të kenë mundësi të takohen me përfaqësues nga njëzet vende të botës. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, e përfaqësuar nga z. Eduard Hyseni, do të jetë e pranishme me stendën e saj e dedikuar për të transmetuar informacionet më të rëndësishme te sipërmarrësit e interesuar për të zgjeruar bizneset e tyre në tregun shqiptar.

Në kuadër të këtij panairi do të zhvillohet edhe konferenca me temë: “Planet për rritjen e biznesit dhe tregjeve të reja për ndërkombëtarizim” në “Centro de Soluciones Empresariales”, e cila do të mbledhë në Arroyo de la Encomienda (Valladolid) rreth 25 folës të nivelit të lartë, përfaqësues nga më shumë se 20 vende të botës dhe mbi 300 biznesmenë.

I inauguruar në vitin 2003, objektivi i panairit IMEX është t’iu prezantojë SME-ve “çelësat” e zhvillimit të tyre ndërkombëtar.

Ky event mund të shërbejë si një pikëtakim i rëndësishëm për bizneset anëtare të DHTIT-së. Veprimtaritë si B2B do t’ju ndihmojnë të shkëmbeni eksperienca dhe mundësi bashkëpunimi me kompanitë e huaja pjesëmarrëse.

Regjistrohuni dhe organizoni takimin tuaj në këtë link.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.