Shqipëria ftohet në panairin e madh të biznesit “Celje Fair” në Slloveni! Z.Jaka pret në takim ambasadorin slloven

Shqipëria ftohet në panairin e madh të biznesit “Celje Fair” në Slloveni! Z.Jaka pret në takim ambasadorin slloven

Pas marrjes së detyrës, Shkëlqesia e Tij, z. Jakob Stunf, Ambasador i Sllovenisë në Shqipëri, u prit në një takim nga Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolin Jaka.

Gjatë këtij takimi, të dy palët vlerësuan marrëdhëniet e mira ekonomiko-tregtare midis Shqipërisë dhe Sllovenisë, por ranë dakord se ka ende shumë hapësirë për të thelluar më tej bashkëpunimin, duke pasur parasysh potencialin e madh të dy vendeve.

Në këtë drejtim, z. Jaka propozoi krijimin e një grupi pune të përbashkët, me përfaqësues nga të dyja palët, i cili do të ketë si synim identifikimin e sektorëve më premtues për investime të ndërsjella. Ky proces pritet të kulmojë me organizimin e një forumi biznesi dhe takimesh B2B.

Kryetari, z.Nikolin Jaka dhe grupi i punës i DHTIT-së

Nga ana tjetër, ambasadori, z. Stunf theksoi se kjo është koha e duhur për të nisur punën. Ai pati edhe një ftesë zyrtare drejtuar Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë për të marrë pjesë me një delegacion biznesi në panairin e madh “Celje Fair”, ku Shqipëria do të prezantohet me stendën e saj.

Shkëlqesia e Tij, z. Jakob Stunf, Ambasador i Sllovenisë në Shqipëri
Shkëlqesia e Tij, z. Jakob Stunf, Ambasador i Sllovenisë në Shqipëri

Kryetari Jaka e pranoi me kënaqësi ftesën për pjesëmarrje në panair, si edhe për zhvillimin e një vizite zyrtare në Lubjanë.

Share this post