DHTIT në Panairin e Biznesit Ndërkombëtar në Spanjë/ Potencialet e Shqipërisë për investimet e huaja

DHTIT në Panairin e Biznesit Ndërkombëtar në Spanjë/ Potencialet e Shqipërisë për investimet e huaja

Panairi i biznesit ndërkombëtar dhe i tregtisë së jashtme “IMEX-Castilla y León”, i cili këtë vit u organizua në Valladolid (Spanjë), shërbeu si një piktakim i rëndësishëm mes sipërmarrësve që synojnë të rriten ndërkombëtarisht dhe ekspertëve të sektorëve përkatës për çdo shtet pjesëmarrës.

Mes përfaqësive ekonomike dhe tregtare nga 30 vende, e pranishme ishte edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, e cila, nëpërmjet përfaqësuesit të zyrës së DHTIT në Spanjë, z.Eduard Hyseni, shoqëruar nga z.Juan Jose Gonzalez Saez, këshilltar ekonomik i përfaqësisë së DHTIT, asistoi kompanitë e interesuara për mundësitë e zgjerimit të biznesit në Shqipëri.

Me qëllim për t’i orientuar më drejt planet e tyre të investimit, sipërmarrësit u njohën nga përfaqësuesit e DHTIT me sektorët prioritarë për investime në Shqipëri, kuadrin ligjor për investime, klimën e biznesit, procedurat lehtësuese, masat mbështetëse etj.

Një ndër sektorët me peshë në investimet e huaja është edhe energjia. Falë pozicionit të favorshëm gjeografik dhe kushteve klimatike, Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm të burimeve të rinovueshme të energjisë. Për rrjedhojë, kompanitë e interesuara u informuan me kushtet dhe prezantimin e potencialeve të Shqipërisë në këtë fushë.

Gjithashtu, në Konferencën e Ndërkombëtarizimit të Biznesit IMEX-Castilla y León, u trajtuan tema të ndryshme, nga mundësitë e rritjes në tregjet e huaja të SME-ve, sfidat e sektori agroushqimor në kontekstin ndërkombëtar, qëndrueshmëria industriale, e deri te tendencat në logjistikë dhe financim ndërkombëtar.

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.