Networking – Rrjetëzim, Lidhjet dhe Marrëdhëniet e Bizneseve
Lektore: Prof. Asoc. Dr Nevila Xhindi
Data: 30 Prill
Ora: 09:00 – 17:00
OBJEKTIVI
1. BIZNESET-të njohin rëndësinë e lidhjes dhe krijimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me aktorë dhe partnerë lokalë, kombëtar apo ndërkombëtar.
2. Identifikimi, kategorizimi dhe prioritizimi midis shumë palëve të interesuara që veprojnë në nivel lokal dhe kombëtar me të cilët BIZNESET-të mund të bashkëpunojnë dhe të realizojnë partneritete.
3. Të prodhojmë një Plan Veprimi me hapa për të ecur përpara për krijimin e lidhjeve me palët e interest.
PERSHKRIMI I PROGRAMIT
Të ndihmojë bizneset të njohin njëra –tjetrën, punën dhe veprimtarinë e tyre, bizneset që veprojnë në fusha te ndryshme ekonomike apo sociale në nivel lokal, qarku dhe nivele kombëtare me të cilat mund të duan të lidhen për të kryer më mirë punën e tyre dhe të identifikojë përfitimet e marrëdhënieve të tilla. Pas identifikimit dhe prioritizimit të bizneseve të mundshme me të cilat bizneset ne takim mund të krijojnë lidhje të frytshme, grupi do të dalë me një Plan Veprimi për afrimin dhe bashkëpunimin me këta aktorë.
KUSH JANË PERFITUESIT
Stafet dhe menaxheret e bisneseve apo sipermarrjeve te reja.
METODOLOGJIA
- Traineri prezanton veten
- Pjesëmarrësit prezantojnë njëri tjetrin. Trainuesi u thotë pjesëmarrësve të numërojnë me zë 1-2-3-4..1-2-3-4. Pastaj I grupon ato në numra çift dhe tek, 1-3 bashkë dhe 2-4 bashkë. Pas grupimit ato fillojnë të bisedojnë, të prezantohen me njëri tjetrin dhe pas 10 min, duhet të jenë në gjendje të prezantojnë njëri tjetrin.
- Pastaj trainuesi merr topin e spangos dhe e hedh ne mesin e pjesëmarrsve. Kushdo që e prek spangon, përpara se ta pasojë tek tjetri duhet të thotë një fjalë/peërkufizim që I shkon në mendje për network-un.
- Trainuesi ndërkohë mban shënim fjalët e thëna dhe I liston ato, pa qene ende të dukshme për pjesëmarrësit
- Trainuesi I ndan pjesëmarrësit në dy grupe, dhe u kërkon që të identifikohen : një grup që përdor më shumë facebook dhe grupi tjetër që përdor më shumë lidhjen “ ballë për ballë”. Pas ndarjes, secili nga grupet duhet të shkruajë në flipchart përgjigjet e pyetjeve si më poshtë:
- Përse e përdorni këtë lloj network-u
- Çfarë bëjnë në këtë network?
- Përse është I rëndësishëm ky network për ta?
- Mërziten ndonjëherë? Përse?
- Cilat janë përfitimet nga ky network?
- Secili nga grupet do të prezantojë punën e tij
- Trainuesi do të ndajë me to edhe përgjigjet e dhëna nga loja me spango
- Diskutim
- Për ta mbylle sesionin, trainuesi bën prezantimi I materialit të përgatitur
- Traineri u ndan detyrën grupeve; I Kërkon grupit të mendojë për të tërë individët ose bizneset në zonën e tyre lokale me të cilët do të netëoking. Mbasi të jetë listuar cdo emër pyetet grupi, ‘Pse?’ ose ‘Për çfarë?’, dhe ata duhet të shpjegojnë përfitimet e të krijuarit të një lidhje me personin ose organizatën në fjalë. Kur grupi ti ketë mbaruar idetë e tij, traineri kontrollon listën e dhënë dhe jep sugjerime shtesë nëse këto lidhje janë relevante për kontekstin e tyre lokal.
- Prodhimi I diagramës.
- Traineri shpjegon disa nga llojet e lidhjeve (PPP)
- Traineri shpërndan në dy grupet tabelën e matrix-it të lidhjeve
- Matricat prezantohen dhe varen në mur për t’iu referuar në aktivitetin pasardhës.
- Pjesemarresi është tashmë në gjendje të vendosë lidhje me bizneset dhe individët e propozuar. Është e qartë se pjesemarresit nuk do të jenë në gjendje të krijojë lidhje me të gjitha palët e mundshme në të njëjtën kohë, kështu që traineri do t’i ndihmojë ata të vendosin prioritetet.
- Pjesemarresi është tani gati të shqyrtojë se si të lidhet me partnerët potencialë.(BIZNESET do të ketë menduar tashmë përparësitë e tyre në atë mënyrë që u caktuan rrathët në të mëdha, të mesme dhe të vogla në biznese të ndryshme dhe individët, dhe u renditën potencialet dhe palët e interesuara në matricë.
- Traineri ka fotokopjuar shembullin e Planit të Veprimit e shpërndan atë tek dy grupet.
- Ky Plan Veprimi përfshin një numër shembujsh për të ndihmuar BIZNESET-në të mendojë për mundësitë e ndryshme për veprim.
- Rishikoni formatin dhe shembujt me pjesëmarrësit.
- Traineri ndihmon BIZNESET – që të dalin me Planin e vet të Veprimit për afrimin në partnerët e mundshëm prioritarë. BIZNESET duhet të fokusohen në dy ose tre bizneset dhe / ose individët prioritete në një fazë fillestare për të fituar përvojë për të folur dhe duke punuar në mënyrë efektive me të tjerët.
- Disa konsiderata që BIZNESET do të duhet mbajë në mend ndërsa vendos që të bëjë planin përfshijnë:
- Cilat biznese / individë ndajnë vlera të njëjta me BIZNESET-në?
- Cilat biznese / individë tashmë janë duke punuar në të njëjtat çështje që BIZNESET po adreson?
- Cilat biznese / individë mund t’i ofrojnë BIZNESET-së diçka që i nevojitet?
- Cilat biznese / individë do të ishin më të gatshëm për të bashkëpunuar me BIZNESET-në?
- Cilat biznese / individë kanë aftësinë për të vepruar?
- A do të ishte më keq nëse BIZNESET nuk punonte së bashku me biznese / individi?
- Pas realizimit te planit:
- Traineri dhe grupi bëjnë një analizë të sfidave të network-ut
Dita 1.
Tema 1. Përkufizimi I network, llojet e tij, strukturat e network-ut
Tema 2. Dimensioni dhe fuqia e lidhjeve. Qëllimi, intensiteti dhe formalizimi (diagrama dhe matrica e lidhjeve)
Tema 3. Ndërtimi i një plani lidhjesh afatgjata dhe të qëndrueshme, përfitimet dhe risqet
TRAJNUESI:Prof. Asoc. Dr Nevila Xhindi
BIO
Është diplomuar nga Universiteti i Tiranës si Doktore e Shkencave në Gjeografinë Humane dhe Doktore Shkencash për të dytën herë në Zhvillim-Planifikim Rajonal në Universitetin e Potsdamit në Gjermani. Ka qenë bursiste e Fulbright/Humphrey, bursë e administruar nga Departamenti Amerikan I Shtetit, pranë Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë në SHBA, diplomuar për Politika dhe Studime të Krahasuara në Arsim.
Ka qene drejtuese e Katedrës për Studime Europiane “Jean Monnet“( Jean Monnet Chair 2012-2015), akredituar nga BE, Departamenti I Kulturës dhe Arsimit; Është anëtare e disa ACTIONs të programit të Bashkëpunimit Europian për Shkencën dhe Teknologjinë (COST) dhe pjesë e grupimit të Expertëve Europianë për procesin e Bolonjës (HERE).
Gjate periudhës 2007-2009 ka punuar si koordinatore e Qeverisë Shqiptare për Ndihmën e Huaj pranë Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj në Këshillin e Ministrave. Që prej Nëntorit 2013 deri Korrik 2015, ajo ka ushtruar detyrën e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës.
Për më shumë se 25 vjet ka punuar si lektore në disa universitete dhe ka qene trainuese ne shumw projekte dhe organizata kombetare dhe nderkombetare.
Gjatë jetës së saj akademike ka botuar artikuj të rëndësishëm në revista të njohura dhe ka drejtuar e marrë pjesë në disa konferenca shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Aktualisht drejton disa nga zyrat e rëndësishme në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë: zyrën e njësisë se sigurimit të cilësisë; kurrikulave; studentëvë dhe zyrën e zhvillimit të projekteve.
PAGESA
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 7500 lek. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.
Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==> https://goo.gl/forms/NBaMwdiJQppqnOWu2
Kontakt: Ornela Sulce
Tel: +355 (0) 45 800 934
E-mail: ornela_sulce@cci.al