Ariola Isufaj: Qëndrueshmëria në treg është suksesi i kompanisë time

Ariola Isufaj: Qëndrueshmëria në treg është suksesi i kompanisë time

Ariola Isufaj: Qëndrueshmëria në treg është suksesi i kompanisë time

Fresh Line nuk është një emër i panjohur në tregun shqiptar. Produktet natyrale të kësaj kompanie zënë një vend të qenësishëm në tregun tonë duke afruar cilësi dhe siguri. E gjithë kjo iniciativë drejtohet prej dhjetë vjetësh nga Ariola e cila e ka nisur punën e saj me 2 punonjës dhe tashmë ka 15 të tillë. Ajo është e bindur që po të kthehej pas në kohë do të bënte sërish të njëjtën gjë me dashuri dhe përkushtim. Cila është arritja më e madhe e saj? Qëndrueshmëria në treg.

Kur e keni filluar biznesin  tuaj, çfarë produkti ose shërbimi ofroni për tregun ?

Sipërmarrjen time të parë e kam nisur në moshën 20 vjeçare të vitit 2000. Ndërsa futjen në Shqipëri të sistemit franchise e kam filluar në vitin 2009. Biznesi që kam ngritur i përputhet më së miri principeve të mia, që do të thotë produkte të shëndetshme për përdorim kozmetik, natyrale, organike, artizanale, ekologjike dhe jo të testuara në kafshë…Fresh Line është kompani tepër inovatore, ruan cilësinë, është e certifikuar nga 9 institucione jo fitim prurëse (Cosmos Group). Përdor burime natyrore si energjia diellore, uji i burimit dhe Green Tecnology.

Si është të jesh sot një grua në biznes?

Unë kam sfiduar çdo vështirësi për të arritur këtu ku jam sot dhe jam shumë e kënaqur me çfarë kam realizuar. Duke qene që një grua mbart shumë role në shoqëri  sigurisht që nuk është e lehtë por me një vizion dhe objektiv të qarte, duke i qëndruar besnike parimeve të tua, me shumë përkushtim ja del.

Me sa punonjës e keni nisur punën në kompani dhe sa keni sot?

E kam nisur me 2 punonjëse duke rritur në 15 të tillë.

 Nëse do të ishit kthyer disa vite më parë do të bënit sërish të njëjtën gjë?

 Patjeter që po. Me të njëjtën forcë dhe përkushtim si ditën e parë.

Cili ka qenë një moment suksesi që ka vendosur të ardhmen tuaj në sipërmarrje dhe a keni patur raste kur keni thënë mjaft nuk mund të vazhdoj më? 

Qëndrueshmëria e gjatë në treg për mua është sukses.

Ndryshe nga fillesat tuaja të biznesit, çfarë politikash nxitëse mendoni  se duhet të ndërmarrë qeveria për mbështetjen e gruas sipërmarrëse, do të mund të bëhej më mirë?

Më shumë mundësi bashkëpunimi midis palëve (gjinisë). Taksat dhe rishikimi i tyre për sipërmarrjet që drejtohen nga femra. Kredi financimi apo politika sociale për të vënë në pah rolin e rëndësishëm që zë gruaja në biznes.

Share this post