Një vit nga krijimi i korridoreve të gjelbra të CEFTA-s dhe TCT. Rezultatet efikase të zbatimit
Korridoret e para të gjelbra të CEFTA-s dhe Komunitetit të Transportit me BE-në (Greqi) shënojnë vitin e parë të zbatimit. Kjo nismë, e mundësuar përmes Sistemit SEED+ për Shkëmbimin Elektronik të të Dhënave, ka riformuar bashkëpunimin doganor dhe ka përshpejtuar tregtinë ndërmjet CEFTA-s dhe BE-së.
Sistemi SEED+, i financuar plotësisht nga BE-ja, lehtëson shkëmbimin e sigurt dhe efikas të të dhënave ndërmjet administratave doganore, duke përmirësuar analizat e rrezikut dhe duke reduktuar ndjeshëm kohën dhe kostot e pritjes. Fleksibiliteti dhe përshtatshmëria e tij siguron tregti të pandërprerë dhe minimizon barrën administrative.
“Iniciativa ‘Korridoret e Gjelbra’ tregon përkushtimin e CEFTA-s dhe BE-së për të promovuar tregtinë dhe ndërtimin e lidhjeve më të ngushta ekonomike mes tyre. Kjo nismë, jo vetëm që ka dëshmuar efektivitet, por gjithashtu ka hedhur themelet për bashkëpunim të zgjeruar në të ardhmen, duke nxitur një lidhje më të fortë midis CEFTA-s dhe BE-së. Duke optimizuar proceset doganore dhe duke siguruar menaxhim efikas të kufirit, iniciativa mbështet bizneset që të zgjerojnë tregjet e tyre dhe me kosto më të ulëta”, u shpreh Danijela Gacevic, Drejtuese e Sekretariatit të CEFTA-s.
Matej Zakonjshek, drejtor i Sekretariatit të përhershëm të Komunitetit të transportit të EJL-së, tregoi se viti i parë i zbatimit të korridoreve të gjelbra me BE-në ishte një moment historik i rëndësishëm për lidhjen dhe transportin në rajon.
“Kjo nismë i afroi ekonomitë, duke përmirësuar procedurat kufitare dhe duke reduktuar kohën e pritjes. Suksesi i këtyre Korridoreve të gjelbër nënvizon rëndësinë e tyre për përmirësimin e lidhjes, lehtësimin e flukseve tregtare dhe forcimin e integrimit rajonal. Siç vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë arritje, ne presim me padurim përmirësimin e mëtejshëm të lidhjeve të transportit dhe kultivimin e marrëdhënieve më të ngushta ekonomike me partnerët tanë të BE-së”, tha Zakonjshek.
Korsitë e gjelbra brenda CEFTA-s kanë treguar se kohët e pritjes në gjysmën e parë të vitit 2023 janë ulur mesatarisht me 10 minuta për kamion, duke rezultuar në një kursim total prej 5,459 ditësh krahasuar me të dhënat e vitit 2022.
Të dhënat e mbledhura gjatë vitit të parë të nismës me Greqinë do të shërbejnë si bazë për analizat e ardhshme.
Bashkëpunimi i vendosur shërben si bazë për të gjithë transportin dhe tregtinë e ardhshme nga të gjitha palët e CEFTA-s në Shtetet Anëtare të BE-së. (www.cefta.int)