Axhenda dhe ftesa për seminarin mbi RoO në 31 tetor 2019 për CEFTA, aneks i kapitullit 6

Axhenda dhe ftesa për seminarin mbi RoO në 31 tetor 2019 për CEFTA, aneks i kapitullit 6

Përshëndetje të  nderuar Sipërmarrës,

 Bashkimi Evropian aktualisht është duke financuar projektin e asistencës teknike për “Mbështetje Shqipërisë në rolin e kryesuesit në CEFTA për vitin 2019 ” kjo me fokus në përmirësimin e dialogut dhe konsultimeve publiko-private dhe në mbështetje të formulimit të politikave tregtare dhe të strategjisë shqiptare në kuadër të agjendës për tregti të CEFTA-s.

 Ne kete kuadër, ne datën 31 Tetor, 8 nëntor dhe 26 nëntor (për t’u konfirmuar) 2019, nga ora 09:30 ne sallën e takimeve të Hotel XHEKO në Tiranë (Rr” Ibrahim Rugova” – Tel. + 355 (0) 4 2259 574) do te organizohet seminari i këshillimit me sektorin privat  në Shqipëri me temë “Ftesë në Takimin Konsultativ me Sektorin Privat në Shqipëri mbi Konceptet e Rregullave të origjinës dhe Ndikimin në Strategjinë e Biznesit”. Qellimi i këtij seminari eshte diskutimi mbi perspektivat dhe sfidat në rregullat e origjinës në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit dhe strategjisë së bizneseve në CEFTA dhe tregti ndërkombëtare, si dhe mekanizmat e bashkëpunimit kontekstin rajonal të tregtisë.

 Sa me sipër, Jeni te lutur që të na bashkoheni në këtë platformë konsultimi, për të mësuar më shumë rreth angazhimeve të Shqipërisë në CEFTA, dhe për të shkëmbyer përvojat dhe pikëpamjet tuaja mbi çështjet e politikës tregtare.

 Lutem konfirmimin e prezencës tuaj ne adresat borana.kalemi@financa.gov.al  dhe ilirjan.delibashi@financa.gov.al

Duke ju falenderuar,

Borana Kalemi
Sektori i Çështjeve të Tregtisë/Trade Policy Sector
Drejtoria e Politikave të Zhvillimit Ekonomik/Department for Economic Development Policies

Share this post