Kompania bullgare “PRIM 41”, e interesuar për të gjetur partner biznesi në Shqipëri

Kompania bullgare “PRIM 41”, e interesuar për të gjetur partner biznesi në Shqipëri

Prim 41, kompani e specializuar në leximin automatik të pasaportave, kartave të identitetit dhe dokumenteve të tjera personale, ka shprehur interes për partnerë shqiptarë biznesi.

Me qendër në Varna të Bullgarisë, misioni i kompanisë është të ofrojë zgjidhje inovative softuerike për të siguruar përpunim të shpejtë dhe autentik të të dhënave të dokumenteve.

Sistemi i leximit të dokumenteve mund të instalohet në banka, hotele, pika të makinave me qira, polici, aeroporte, pika kufitare të kontrollit, institucione qeveritare, sigurime, kazino, noteri etj.

Ky sistem filloi zbatimin në mars të vitit 2008, në pikën kufitare të “Kapitan Andreevo”, duke dëshmuar efektivitetin e tij në përpunimin e të dhënave nga pasaportat.

Avantazhet:

Lexim i shpejtë i të dhënave të pasaportës, në më pak se katër sekonda
Besueshmëri në skanimin e të dhënave
Funksionon në përputhje me ligjet dhe rregulloret më të fundit të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave.
Mund të skanojë dhe verifikojë dokumente që janë në përputhje ose jo me specifikimet ICAO 9303.

Ndërveprimi midis jush dhe klientëve tuaj, përmes këtij sistemi, bëhet më i shpejtë dhe më i lehtë.

Por t’u njohur më shumë me kompaninë dhe produktin e saj, klikoni në link: Prim41CompanyProfile

Në rast interesi për të shkëmbyer informacione me kompaninë në fjalë dhe vlerësimin e një bashkëpunimi të mundshëm, na kontaktoni në adresën e emailit: albana_laknori@cci.al

Share this post