Thirrje për aplikantë – Këshillim Teknik për NVM-të mbi Reduktimin dhe Riciklimin e Plastikës

Thirrje për aplikantë – Këshillim Teknik për NVM-të mbi Reduktimin dhe Riciklimin e Plastikës

A jeni një kompani e vogël ose e mesme me bazë në Shqipëri ose Kosovë? A përdorni një sasi të konsiderueshme të plastikës në biznesin tuaj apo merreni me riciklim? A keni menduar të reduktoni ose ricikloni plastikën por nuk dini nga t’ia filloni? Nëse po, atëhere kjo thirrje është për ty. Aplikoni tani në programin e mentorimit të krijuar posaçërisht për sipërmarrje të regjistruara në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë.

Ky program paraqet nje mundësi unike për NVM-të (ndërmarrje të vogla e të mesme) për të mësuar se si të zhvillojnë dhe përmirësojnë proceset e tyre të riciklimit/reduktimit të plastikës dhe të përshtasin produktet ose sherbimet e tyre. Pas përfundimit të programit, dhe zbatimit me sukses të planit të veprimit, pjesmarrësit do të pajisen me një certifikatë për arritje nga skuadra e GIZ dhe ajo e ekspertëve ndërkombëtarë.

Nëse keni pyetje, nëse dëshironi të merrni një kopje të aplikimit në gjuhën shqipe apo linqet e sesioneve online, ju lutem shkruani në adresën reduce.recycle@giz.de. Nëse dëshironi të aplikoni, klikoni https://rb.gy/2f2z3 dhe plotësoni formularin e aplikimit.

Kjo thirrje është e hapur nga 01.06.2023-26.06.2023

Përfitimet nga programi dhe kriteret e pranimit: 1.MaLi Expression of Interest ALB ALBANIA KOSOVO

Thirrja për pjesëmarrës është mbështetur nga GIZ në emër të Qeverisë Gjermane përmes programit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Parandalimin e Mbetjeve Detare në Ballkanin Perëndimor.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.