Ftesë për pjesëmarrje/ Workshop në kuadër të projektit “Engagement”, 28 qershor 2024

Ftesë për pjesëmarrje/ Workshop në kuadër të projektit “Engagement”, 28 qershor 2024

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ju fton në seminarin që do të organizohet në kuadër të projektit “Engagement” më 28 qershor 2024.

Qëllimi i këtij projekti është të identifikojë aspektet kulturore, mjedisore e legjislative, dhe të trajtojë sfidat që pengojnë angazhimin efektiv sipërmarrje-arsim në Shqipëri.

Nëpërmjet një Plani të Përbashkët Veprimi, “Engagement” synon të ofrojë rekomandime kyçe për të promovuar bashkëpunimin ndërmjet NVM-ve dhe sistemeve të trajnimit.

Pjesëmarrja juaj përfaqëson një kontribut të vlefshëm në forcimin e këtij mekanizmi, nga i cili përfitojnë si NVM-të, ashtu edhe të rinjtë.

Të angazhohemi së bashku për krijimin e një sistemi edukimi sinergjik që lidh institucionet arsimore me kompanitë.

Aktiviteti do të organizohet në sallën Metropol, në Tirana International Hotel, në intervalin kohor 09:30-17:00.

Lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj brenda datës 20 qershor, në adresën: aris_tasho@cci.al

Për të parë agjendën e plotë, klikoni linkun: Agenda Engagement Seminar in Tirana

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.