“Dual Learning dhe Përmirësimi i Arsimit Profesional në Shqipëri”, DHTIT organizon Focus Group-in në kuadër të projektit “ENGAGEMENT”
Në kuadër të projektit ENGAGEMENT (Supporting the Engagement of Business & Education of IT-AL-ME SMEs in a Cross-Border Perspective), bashkëfinancuar nga Programi Interreg IPA South Adriatic 2021–2027, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë organizoi një Focus Group Kombëtar.
Qëllimi ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet arsimit profesional dhe sektorit privat.
Takimi mblodhi përfaqësues nga institucionet e arsimit profesional, autoritete publike dhe biznese nga vendi, për të diskutuar mbi mënyrat konkrete për zhvillimin e sistemit të të nxënit dual dhe përgatitjen më të mirë të të rinjve për tregun e punës.
Diskutimet u përqendruan në disa çështje kyçe: Përafrimi i arsimit profesional me nevojat reale të tregut të punës;Heqja e barrierave administrative për përfshirjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME); Rritja e ndërgjegjësimit dhe njohjes për kualifikimet e nivelit EQF 5; Hartimi i Joint Action Plan, një nga produktet kryesore të projektit ENGAGEMENT.

Aktiviteti u moderua nga znj. Aris Tasho, e cila në fjalën e saj theksoi rolin e rëndësishëm të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë si një urë lidhëse mes institucioneve publike, bizneseve dhe ofruesve të arsimit profesional, duke vënë në dukje nevojën për partneritete më të forta dhe mekanizma të qartë për të lehtësuar integrimin e të rinjve në tregun e punës.