DhTIT pret delegacionin e DEİK: në fokus partneritetet strategjike mes sipërmarrjes shqiptare dhe turke

DhTIT pret delegacionin e DEİK: në fokus partneritetet strategjike mes sipërmarrjes shqiptare dhe turke

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë priti një delegacion të nivelit të lartë të Këshillit të Biznesit Turqi–Shqipëri pranë Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë të Turqisë (DEİK), me drejtues dhe përfaqësues të kompanive në fushat e investimeve, financave, energjisë dhe industrisë.

Takimi u kryesua nga Zëvendëskryetari i DhTIT, z. Loritan Prespa, me pjesëmarrjen e znj. Ornela Gaçe, Drejtore e Eventeve dhe B2B, dhe z. Bashkim Sykja, Këshilltar Ekonomik i Kryetarit të Dhomës.

Pjesëmarrja e themeluesve, anëtarëve të bordeve dhe drejtuesve të kompanive i dha takimit një rëndësi të veçantë: diskutimet u zhvilluan drejtpërdrejt me përfaqësues që kanë rol në orientimin e investimeve dhe të bashkëpunimeve të bizneseve të tyre.

Në qendër ishte roli i DhTIT në identifikimin e partnerëve në tregun shqiptar. Përmes rrjetit të saj dhe njohjes së sipërmarrjes vendase, Dhoma mundëson lidhjen e kompanive turke me biznese shqiptare që kanë kapacitetet dhe interesin për të zhvilluar bashkëpunime të përbashkëta.

Në përbërje të delegacionit ishin:

  • Serhat Kısakürek, Themelues i SEKA Investment;
  • Recep Süleyman Özdil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të Halkbank;
  • Ahmet T. Paksu, Anëtar i Bordit të Tersan Holding;
  • Ahmet Tarık Gör, Themelues i Bright Path Education and Consultancy Services;
  • Bilgün Gürkan, Kryepërfaqësuese e Bank of Bahrain and Kuwait (BBK) në Turqi;
  • Çağatay Ülker, Drejtor i Përgjithshëm i Achar Energy dhe Drejtor Rajonal për Europën Juglindore dhe Kaukazin;
  • Evren Babalıoğullu, Drejtues i Degës së Ziraat Bank në Tiranë;
  • Sinan Eraydın, Kryetar i Bordit të Trans-Atlantic Strategic Programs Association (TASP);
  • Tufan Parmaksız, Kryetar i Bordit të Taze Yapı Gıda İnşaat İth. İhr. İç ve Dış Ticaret;
  • Sinem Fakiç, Koordinatore e Këshillit të Biznesit Turqi–Shqipëri pranë DEİK

Si hap vijues, u diskutua organizimi i takimeve B2B në Shqipëri dhe Turqi, me kompani nga sektorët përkatës, për të shqyrtuar oferta, projekte dhe mundësi konkrete partneriteti.

Për DhTIT, pritja e një delegacioni të këtij niveli është pjesë e punës për t’i siguruar sipërmarrjes shqiptare akses te drejtues dhe rrjete ndërkombëtare biznesi, ku mund të zhvillohen marrëdhënie të reja tregtare dhe investimi.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.