Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë pret delegacionin vietnamez dhe Konsullin e Nderit Sokol Topçiu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë priti në ambientet e saj një delegacion nga Vietnami, me pjesëmarrjen e Konsullit të Nderit të Vietnamit në Shqipëri, z. Sokol Topçiu.
Kjo vizitë i shërben forcimit të kontakteve ndërmjet Shqipërisë dhe Vietnamit, duke krijuar hapësirë për njohjen e ndërsjellë të mundësive që ofrojnë dy tregjet dhe për zhvillimin e lidhjeve ndërmjet sipërmarrjeve.
Për Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zgjerimi i marrëdhënieve me partnerët vietnamezë është pjesë e angazhimit për të mbështetur bizneset shqiptare në identifikimin e tregjeve dhe partnerëve të rinj. Komunikimi i drejtpërdrejtë dhe shkëmbimi i informacionit janë hapa të nevojshëm për t’i kthyer këto kontakte në bashkëpunime tregtare dhe investime me interes të përbashkët.

