DhTIT në kuadër të prezantimit dhe informimit mbi shërbimet EEN-Albania, zhvilloi takimin në Alba Adriatico, në Vlorë
DhTIT në kuadër të prezantimit dhe informimit mbi shërbimet EEN-Albania, zhvilloi takimin në Alba Adriatico, në Vlorë.
“Alb-Adriatico 2013” sh.p.k është një fermë akuakulturë e themeluar në 17 Prill 2013. Objekti i veprimtarisë së shoqërisë është kultivimi dhe tregtimi i peshkut të ujerave të kripura. Ferma është e pozicionuar në gjirin e Raguzës (Karaburun) 3.5 km në veri të qytetit antik të Orikut dhe është e përbërë nga vaska ose kosha notues. Gjithashtu, ferma është e vendosur në det të hapur, me kapacitet kultivimin e 2.000 ton peshk..
- Përfaqësuesi i kompanisë znj. Troqe, u shpreh se projekte dhe iniciativa të tilla janë të mirëpritura pasi i sjellin benefite , si edhe ndihmojnë në rritjen e numrit të klientëve të rinj.
- Kompania aktualisht ka certifikatat: ISO & HACCP 22000 ; Global G.A.P dhe IFS; dhe ka mare edhe Licenca CE
- Aktualisht kompania eksportonte prodhimet e saj në tre shtete, Itali, Kroaci dhe Greqi.
- Për shkak të pandemisë kontrata për eksport me Gjermaninë ka mbetur ende e hapur.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë
Tiranë, 19.05.2021