ECO-NautiNET është projekt i programit Interreg ADRION për përmirësimin e konkurrueshmërisë dhe inovacionit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme në sektorin nautik. Projekti ngriti një rrjet bashkëpunimi mes ndërmarrjeve, organizatave mbështetëse dhe instituteve kërkimore në rajonin Adriatik-Jon. Partner lider ishte Dhoma e Akaias (Greqi), dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë mori pjesë si partnere përmes Qendrës së Kërkimit dhe Trajnimeve për Biznesin.
EVENT PROMOVUES NË KUADËR TË PROJEKTIT “ECONAUTINET”
Stafi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në kuadër të projektit Interreg Adrion "ECONAUTINET", organizoi një event promovues me datë 15 Nëntor 2019 në Vlorë. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga autoritetet portuale, profesorë nga akademia, studentë, ekspertë si...