EVENT PROMOVUES NË KUADËR TË PROJEKTIT “ECONAUTINET”
Stafi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në kuadër të projektit Interreg Adrion “ECONAUTINET”, organizoi një event promovues me datë 15 Nëntor 2019 në Vlorë.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga autoritetet portuale, profesorë nga akademia, studentë, ekspertë si dhe OJF. Pjesëmarrësit u informuan mbi projektin dhe qëllimin e tij i cili është zhvillimi i sektorit të ndërtimit të anijeve, përmes realizimit të një platforme network-u të dedikuar për NVM-të, institucionet kërkimore dhe organizatat mbështetëse të biznesit për përmirësimin e konkurueshmërisë së NVM-ve, inovacionit në sektorin e nautikës dhe mbështetja e ndërkombëtarëzimit të tyre. U prezantuan mundësitë dhe shërbimet që ofrohen për NVM-të, në termat e trajnimeve, edukimit, inovacionit të produkteve të nautikës, në zonën ADRION si dhe teknologjitë më të fundit në sektorin e nautikës.
Në aktivitet ishin prezent edhe përfaqësues të projekteve të tjera të sektorit të nautikës të cilët prezantuan projektete tyre ndanë dhe u diskutuan praktikat më të mira. Opinione me vlerë, nga ekspertet e fushes u dhanë për përmirësimin e sektorit te nautikes dhe u prezantuan interesat e mundshme nga NMV e pranishme, për bashkëpunime te metejshme. Eventi shërbeu për promovimin e platformës dhe zgjerimin e rrjetit me aktorë të rëndësishëm të pranishëm në aktivitet.