THIRRJE PUBLIKE PER FACILITATORE DHE TUTOR

THIRRJE PUBLIKE PER FACILITATORE DHE TUTOR

THIRRJE PUBLIKE PER FACILITATORE DHE TUTOR

Dhoma e Tregtise & Industrise Tirane, ne kuader te projektit ECO-NautiNET ka për qëllim të vlerësojë pasuritë e rëndësishme territoriale të Sektorit të Detar. Projekti do të bëjë bashkë në platformën e Rjetit ADRION, Ndwrmarjet e Vogla dhe tw Mesme (NVM) nga territore të ndryshme, Institute Kërkimore dhe Organizata Mbështetëse të Biznesit dhe do t’u ofrojë një qasje në Teknologjitë më të Mira të ofruara nga Organizatat Kërkimore për të rritur konkurrueshmërinë dhe mbështetur ndërkombëtarizimin e tyre.

 

Ky bashkëpunim ndërsektorial do të garantojë krijimin e klasterave të rinj ndërmjet NVM-ve përgjatë gjithë territoreve të përfshira dhe mundësinë për të bërë sa më inovatorë produktet/shërbimet e tyre, falë bashkëpunimit me institutet kërkimore.

 

Projekti ECO-NautiNET do ta bëjë këtë të mundur nëpërmjet tre elementëve inovatorë:

Faza e trajnimit, e cila do t’u ofrohet NVM-ve para përfshirjes dhe prezantimit së tyre si anëtarë të Rrjetit ECO-NautiNET. Kjo fazë trajnimi synon të arrijë një efekt maksimal dhe impakt të lartë në një kohë të shkurtër, duke minimizuar kohën e nevojshme për një NVM për t’u njohur me instrumentat e rrjetit.

 

Sistemi i ri i menaxhimit të përbashkët ECO-NautiNET në nivel rajonal, i cili përfshin tre figura të reja inovatore: “lehtësuesi” (facilitator), “mbikëqyrësi i rrjetit” (Network’s tutor) dhe “ndërmjetësi i rrjetit” (Network’s broker):

“Lehtësuesi” synon të luajë rolin e “Ambasadorit” duke bindur sipërmarrësit dhe palët e interesit për avantazhet në lidhje me pjesëmarrjen në rrjet, di dhe duke shërbyer si një pikë referimi lokal për zhvillimet e mëtejshme pas përfundimit të projektit.

“Mbikëqyrësi” do të mbështesë zbatimin e Rrjetit të NVM-ve dhe do të jetë përgjegjës për të trajnuar këto të fundit. Mbikëqyrësit do të jenë të trajnuar dhe të aftësuar në lidhje me 3 aspekte kryesore:

Strukturat e rrjeteve dhe asetet formale në vendet e përfshira;

Menaxhimi i burimeve njerëzore për rrjetëzimin, si dhe metodologjitë dhe mjetet për forcimin e angazhimit drejt rrjeteve;

Teknologjitë dixhitale që mbështesin zhvillimin e rrjeteve.

“Ndërmjetësi i rrjetit” (Network’s broker), i vendosur në secilën Organizatë Mbështetëse të Biznesit pjesëmarrëse në rrjetin ECO-NautiNET, do të jetë përgjegjës për bashkëpunimin e vazhdueshëm në nivel nderkombëtar, duke punuar me ndërmjetësit e tjerë në zonën Adriatiko-Joniane për të konkretizuar apo zgjeruar rrjetin ndërkombëtar.

Prezantimi i materialeve të hapura të trajnimit për të lehtësuar përfshirjen e zonave të tjera përgjatë rrjetit ECO-NautiNET. Për të arritur këtë, gjithë materiali i trajnimit do të jetë i hapur (arritshëm) për të gjithë në formatin elektronik, për të lejuar palët e treta që të trajnohen dhe të marrin pjesë në rrjet.

 

Objektivat kryesore të projektit:

Përmirësimi i konkurrueshmërisë dhe inovacionit të NVM-ve në sektorin  Detar, duke mbështetur ndërkombëtarizimin e tyre nëpërmjet krijimit të klasterave të rinj dhe bashkëpunimit ndërmjet NVM-ve përgjatë zonës Adriatiko-Joniane.

 

Objektivat specifike të projektit:

Krijimi i një rrjeti inovator të ADRION-it dedikuar sektorit të Detar;

Rritja e Kërkim-Zhvillimit të Teknologjisë Blu në sektorin Detar;

Mbështetje për ndërkombëtarizimin dhe inovacionin e NVM-ve.

 

Rezultatet kryesorë të projektit:

Një bashkëpunim efektiv dhe i qëndrueshëm ndërmjet NVM-ve dhe/ose Instituteve Kërkimore falë një sistemi të përbashkët menaxhimi;

Produkte dhe shërbime inovatore të NVM-ve;

Ndërkombëtarizimi i NVM-ve i facilituar dhe i mbështetur;

Zhvillimit, rritja dhe pasurimi i rrjetit , falë implementimit të marrëveshjes së nënshkruar.

 

Ne kete kuader lutemi na dergoni CV tuaj dhe kerkesen per tu bere pjese e ketij projekti, ne kete adrese

Menaxhere e projektit

Albana Laknori

Email: albana_laknori@cci.al

Phone+35545800935

Share this post