z. JAKA, me interes bashkëpunimi midis Ukrainës dhe Shqipërisë
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka në datë 14 Dhjetor 2020 priti në zyrën e tij Ambasadorin e Ukrahinës z. Volodymyr SHKYROV për të diskutuar më nga afër për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve midis dy vëndeve.
z. JAKA nën cilësinë ë kryatrit të DhTIT I uroi mirëseardhjen Ambasadorit duke e uruar për detyrën e tij në Shqipëri.
Ambasadori Shkurov disa herë gjatë bisedës shprehu interesin e tij dhe të qeverisë ukrainase për të nxitur marrëdhëniet dhe bashkëpunimet ekonomiko-tregtare mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Ky ishte takimi i parë ndërmjet ambasadorit dhe kryatarit JAKA ku fokusin e pati zhvillimi dhe bashkëpunimi ekonomik i të dy vendeve pavarësisht marrëdhëniëve politike.
Duke shpresuar në një situatë sa më të mirë dhe favorizuese në vitin 2021 u la e hapur mundësia e organizimit të një forumi biznesi dhe takime B2b në shkurt 2021 ku të kemi edhe një delegacion biznesi nga pala jonë në Ukrainë ku pritet dhe firmosja e një marrëveshjeje bashkëpunimi midis dhomave homologe.