Aktivitet Informues dhe Ndërgjegjësues AI4DIGIT: – Mundësi të reja për transformimin digjital të bizneseve shqiptare!
Më 12 tetor 2026, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si partnere e projektit AI4DigiT , organizoi një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
AI4DigiT është një projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, i cili synon të mbështesë transformimin digjital të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri, përmes ofrimit të shërbimeve të specializuara, zhvillimit të aftësive digjitale dhe nxitjes së përdorimit të teknologjive inovative dhe inteligjencës artificiale.
Gjatë takimit u prezantuan objektivat e projektit, shërbimet e disponueshme dhe mundësitë konkrete për përfshirjen e bizneseve. Gjithashtu, u diskutuan nevojat dhe sfidat që ndërmarrjet hasin në procesin e transformimit digjital.
Aktiviteti mblodhi gjithashtu përfaqësues të bizneseve të interesuara për të përfituar nga shërbimet falas të projektit.
📢 Thirrja për përfshirjen e bizneseve mbetet e hapur! Të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të interesuara ftohen të bëhen pjesë e AI4DigiT dhe të përfitojnë nga shërbimet falas, që synojnë të mbështesin digjitalizimin, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë.
✅ Përmes angazhimit në këtë projekt, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë vijon të luajë një rol aktiv në informimin, orientimin dhe mbështetjen e bizneseve shqiptare drejt një ekonomie më digjitale dhe inovative.
