Vizitë studimore në Universitetin Eberswalde, Gjermani

Vizitë studimore në Universitetin Eberswalde, Gjermani

Nevoja për zhvillim të qendrueshëm dhe të integruar mbi praktikat mësimore dhe profesionale solli sërish në fokus rëndësinë e bashkëpunimit midis universiteteve, shoqatave dhe organizatave të mbështetjes së sipërmarrjeve.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si partnere e projektit “1Future”, pjesë e programit Erasmus+, mori pjesë në viziten studimore të zhvilluar pranë Universitetit të Zhvillimit të Qëndrueshëm Eberswalde (Fachhochschule Eberswalde) (HNEE), Gjermani, në datat 10-13 Tetor 2023.

Ekspertët dhe profesorët e Universitetit prezantuan praktikat më të mira të zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe risitë e programeve studimore që kanë në fokus promovimin e metodologjive të reja me ndikim të drejtpërdrejtë në politikat e menaxhimit të riskut dhe të ndryshimeve klimatike.

Gjithashtu, gjatë vizitës studimore, të gjithë partnerët e projektit parashtruan ecurinë e aktiviteteve të zhvilluara, si dhe planifikuan objektivat e projektit në vijim.

Ndërtimi i kapaciteteve njerëzore për një zhvillim të qëndrueshëm është një nga objektivat parësore të projektit “1Future”.

Për përmbushjen e objektivave, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, së bashku me universitetet partnere të projektit në Shqipëri, do të zhvillojnë vizita derë më derë për të mbledhur të dhëna përmes intervistave me pyetësorë. Rezultatet do të shërbejnë për të vlerësuar situatën aktuale të politikave të ndjekura nga sipërmarrjet dhe institucionet sa i përket zhvillimit të qëndrueshëm mbi politikat mjedisore.

Share this post