Focus Group Meeting – Projekti ENTAIL
Në kuadër të projektit ENTAIL – “EntrepreNeurship and digiTal leArning for VET centres In aLbania and Kosovo”, financuar nga Bashkimi Europian përmes programit Erasmus+, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizoi një Focus Group të dedikuar sektorit të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP/VET).
Takimi u realizua në format hibrid dhe mblodhi fizikisht 7 përfaqësues nga shkolla dhe organizata të arsimit profesional, si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Paralelisht, aktiviteti pati një pjesëmarrje edhe më të gjerë online nga institucione AFP dhe organizata të tjera nga qytete të ndryshme të vendit, përfshirë Gjirokastrën, Sarandën, Elbasanin dhe rajone të tjera.
Gjatë diskutimeve u adresuan tema që lidhen me:
- transformimin digjital në arsimin profesional,
- zhvillimin e aftësive sipërmarrëse,
- sfidat e qendrave VET,
- përafrimin me nevojat e tregut të punës,
- si dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit privat.
Pyetjet dhe temat e trajtuara ngjallën interes të lartë dhe diskutime të larmishme mes pjesëmarrësve, të cilët ndanë eksperienca, sfida dhe rekomandime konkrete mbi zhvillimet e nevojshme në sektorin AFP/VET.
Pjesëmarrësit shprehën gjithashtu interes për të marrë më shumë informacion mbi zhvillimet e mëtejshme të projektit ENTAIL dhe gatishmëri për të qenë pjesë e tryezave dhe aktiviteteve të tjera konsultative që do të zhvillohen në vijim.
Në vazhdën e aktiviteteve të projektit, DHTI po përgatit edhe një tjetër Focus Group të dedikuar sektorit të sipërmarrjes dhe biznesit, me synim forcimin e dialogut ndërmjet tregut të punës dhe institucioneve të arsimit profesional.
ENTAIL synon të kontribuojë në krijimin e një sistemi VET më inovativ, më të digjitalizuar dhe më të orientuar drejt nevojave reale të ekonomisë dhe punësimit.
