“Vizion dhe profesionalizëm”, kryetari i Dhomës së Tregtisë, z.Nikolin Jaka dhe ambasadori i Katarit vizitë në kompaninë “Prima”

“Vizion dhe profesionalizëm”, kryetari i Dhomës së Tregtisë, z.Nikolin Jaka dhe ambasadori i Katarit vizitë në kompaninë “Prima”

Kompania “Prima” mirëpriti Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolin Jaka dhe Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, z. Jabor bin Ali Al Dosari, gjatë një vizite që nxori në pah cilësinë e produktit vendas.

Prej më shumë se 2 dekadash në treg, Prima sjell një larmishmëri produktesh, plot 40 të tilla, duke ia servirur në tryezë konsumatorit brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit u njohën me standardet e larta të teknologjisë dhe infrastrukturës moderne që kompania ka implementuar, si dhe me angazhimin e saj për zhvillimin e qëndrueshëm dhe prodhimin cilësor.

Z. Jaka dhe Ambasadori Al Dosari vlerësuan vizionin dhe profesionalizmin që karakterizon “Prima”, duke theksuar rëndësinë e saj si një model frymëzues në industrinë shqiptare dhe një partner i besueshëm në tregjet ndërkombëtare.

Kjo vizitë shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe eksplorimin e mundësive për bashkëpunime të reja midis Shqipërisë dhe Katarit.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.