Thirrje për pozicion vakant pune
Kordinator i Projektit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është person juridik, që nuk ushtron veprimtari fitimprurëse. Dhoma brënda kompetencave të përcaktuara në ligjin “Për Dhomat e Tregtisë” është e pavarur në realizimin e objektit kryesor të veprimtarisë së saj si dhe në ushtrimin e detyrave të caktuara. Dhoma ushtron brënda territorit të Qarkut Tiranë funksione në mbështetje të interesave të përgjithshme ekonomike të anëtarëve të saj me përjashtim të kompetencave që ligji ia njeh administratës shtetërore dhe asaj lokale. Gjatë veprimtarisë së saj Dhoma nxit veprimtarinë tregtare dhe industriale në territorin e Qarkut si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera. Dhoma shkëmben vazhdimisht informacione me administratën publike në nivel qëndror dhe lokal për nxitjen dhe zhvillimin e bizneseve në territorin ku ushtron veprimtarinë. Një objekt tjetër i veprimtarisë së Dhomës është promovimi dhe realizimi i shërbimeve me interes të përgjithshëm në dobi të anëtarëve të saj dhe sipërmarrjes në përgjithësi.
Ndër kompetencat kryesore të Dhomës janë:
- Ndërmarrja e veprimtarive që i shërben nxitjes dhe mbrojtjes së tregtisë dhe industrisë në përputhje me objektin e veprimtarisë së saj dhe legjislacionit në fuqi;
- Dhënia e mendimeve, propozimeve dhe vlerësimeve për nismat ligjore apo politikat publike të ndërmarra nga administrata qëndrore, vendore dhe subjekte të tjera publike përmbajtja e të cilave prek interesat e sipërmarrësve;
- Informimi i autoriteteve përkatëse shtetërore për çështje të ndryshme me qëllim parandalimin e konkurrencës së pandershme;
- Mbikqyrjen e zbatimit të rregullave të pjesmarrjes në panaire ndërkombëtare jashtë vendit nga subjektet tregtare që përfaqësojnë Shqipërinë;
- Organizimin e panaireve me karakter lokal, kombëtar ose ndërkombëtar;
- Nxit dhe ndihmon anëtarët e Dhomës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare dhe civile nëpërmjet rrugës së ndërmjetërisimit dhe arbitrazhit ejt.
Për arritjen e objektivave të saj Dhoma bashkëpunon me administratën publike, me institucione ndërkombëtare si dhe me shoqata dhe organizata të biznesit vendas dhe të huaj.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është një institucion mjaft aktiv në zbatimin e projekteve të financuara nga donatorë të ndryshëm ndërkombëtar, kryesisht nga Bashkimi Europian. Në vitet e fundit numri i projekteve në të cilën Dhoma merr pjesë si partner është rritur ndjeshëm, si rrjedhojë është bërë e nevojshme edhe shtimi i stafit të brëndshëm të Dhomës.
Në këto rrethana Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë shpall një vënd pune vakant për pozicionin si Kordinaot të Projekteve i cili do të aktivizohet në projekte të ndryshme të financuara nga donatorë të huaj, kryesisht nga Bashkimi Evropian.
Detyrat kryesore të kordinatorit të projekteve do të jenë:
- Asistimi i vazhdueshem i Kordinatoreve në Implementimin e Paketave Teknike të Punës.
- Kontrolli mbi ecurinë e projekteve; periudhat e raportimit, formatet e raportimit;
- Përgatitja e raporteve Narrative të drejtuara Organeve Drejtuese të DHTIT, Donatorëve dhe organeve të tjera që janë përgjegjëse për kontrollin e projekteve të ndryshme;
- Hartimi i dokumentave dhe analizave të tjera në kuadër të zbatimit dhe progresit të projekteve në bashkëpunim me stafin e DHTIT si dhe me stafin e partnerëve të projektit;
- Marrja pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga DHTIT në kuadër të projekteve dhe më gjerë;
- Pjesëmarrje aktive gjatë proçeseve të aplikimit për projekte të reja;
- Ndihmon në përgatitjen e dokumenteve të tenderave në përputhje me kërkesat e BE-së;
- Ndihmon në përgatitjen e raporteve të vlerësimit, raporteve vjetore të projektit dhe përditësimit të projekteve;
- Organizimi i një sistemi arkivimi, mbajtja e shënimeve dhe dosjeve në përputhje me politikat e BE dhe legjislacionin shqiptar;
- Bashkëpunon me Koordinatoret e Projekteve dhe partneret e tjerë në çështjet administrative dhe sigurohet që të gjitha proçedurat administrative, financiare, teknike të kryhen siç duhet në përputhje me kërkesat e BE-së;
- Detyra të tjera të caktuara nga ana e drejtuesve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë;
- Zbatimi i detyrave konkrete të ngarkuara rast pas rasti të lidhura me koordinimin e projekteve;
- Pergjegjës për zhvillimin dhe organizimin e aktiviteteve të projektit komfort kërkesave dhe rregullave të parashtruara në projekt;
- Mban dhe ruan korrespondencën me partnerët e projekteve, duke përfshire këtu edhe eksperte të jashtëm apo aktorë të tjerë zhvillues apo lehtësues për progresin e implementimit të projektit;
- Asistimi i vazhdueshem i Koordinatorëve në Implementimin e Paketave Teknike të Punës.
Kriteret që duhet të plotësojë aplikanti janë:
- Të jetë i dipllomuar në Shkencat Ekonomike ose Shkenca Juridike.
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune.
- Të ketë eksperienca të mëparëshme pune në menaxhim ose kordinim projektesh.
- Të ketë eksperienca të mëparshme në projekte të financuara nga donator vëndas ose të huaj.
- Njohje e mirë e gjuhës Angleze.
- Njohje e mirë e programeve kompjuterike.
Të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë brënda datës 27/05/2022, CV-të e tyre në një zarf pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në adresën Rr. e Kavajes, Nd.2, H.2. Zarfi duhet të jetë i mbyllur dhe mbi të duhet të vendoset emri dhe mbiemri i aplikantit si dhe emri i pozicionit për të cilin aplikon.
Aplikantit fitues do ti kërkohen dokumenta shtesë për të mbështetur eksperiencën dhe kualifikimet e deklaruara në CV.