Thirrje për aplikime: Konkurs për ide inovative në industrinë agroushqimore
Qëllimi i projektit AGROINNOECO është të përcaktojë një metodologji që do të lehtësojë transferimin e inovacionit në industrinë agroushqimore të rajoneve pjesëmarrëse përmes krijimit të një procesi trajnimi dhe rrjetëzimi, si dhe mbështetjes për sipërmarrjet inovative.
Në kuadër të projektit AGROINNOECO po zhvillohet një konkurs në të 4 rajonet pjesëmarrëse në projekt, përkatësisht në Shqipëri, Bullgari, Qipro dhe Greqinë Perëndimore.
Ftesa u drejtohet jo vetëm bizneseve ekzistuese, por edhe atyre potenciale në industrinë agroushqimore:
- Sipërmarrësit ekzistues do të mbështeten për të zhvilluar idenë e tyre inovatore duke ndikuar në zgjerimin e biznesit të tyre aktual.
- Sipërmarrësit potencialë do të mbështeten për të zhvilluar një plan biznesi bazuar në idenë e tyre të biznesit.
Kjo strukturë bazohet në një rrjet mekanizmash inovative që do të zhvillohet në të gjitha rajonet e përfshira në projekt. Çdo mekanizëm do të ofrojë shërbime të tilla si:
- Identifikimi i ideve të reja të biznesit nga sipërmarrësit e rinj dhe ata ekzistues.
- Vlerësimi i ideve inovative të biznesit
- Maturimi i ideve të biznesit
- Përgatitja e planeve të biznesit për zbatimin e tyre
Propozimet duhet të dërgohen në formë elektronike përmes faqes zyrtare të projektit http://www.agroinnoeco.eu/. Formulari i aplikimit është në anglisht.
Propozimet do të vlerësohen në bazë të pesë kritereve të vlerësimit, si më poshtë:
- Aplikueshmëria e idesë në zonën referuese
- Mundësia e integrimit të idesë në sektorin e agroushqimit
- Aftësitë e individëve të përfshirë
- Niveli i inovacionit të idesë
- Verifikimi i problemit dhe zgjidhja e tij (realizueshmëria dhe qëndrueshmëria e idesë)
Propozimet do të vlerësohen nga panele të pavarura ekspertësh që mbulojnë administratën publike, organet akademike dhe hulumtuese, sipërmarrësit e rinj inovatorë, aktorët / investitorët financiarë dhe përfaqësuesit e biznesit.
15 propozimet më të mira të përzgjedhura nga vendi do të integrohen në procesin e para-inkubimit të zhvilluar brenda projektit dhe do të mbështeten nëpërmjet një eksperience interaktive të të mësuarit dhe trajnimi për të zhvilluar një plan biznesi bazuar në idenë e tyre të biznesit.
Në të njëjtën kohë, ata do të mund të komunikojnë me bizneset ekzistuese të cilat e kanë kaluar këtë fazë më përpara, të rrjetëzohen me to dhe të zgjerojnë kulturën e tyre inovative të biznesit.
Së fundi, është planifikuar prezantimi dhe promovimi i sipërmarrësve inovatorë në takimet B2B me investitorë potencialë në ekspozitën PATRAS IQ 2019.
Afati i fundit i dorëzimit të propozimeve është data 13/12/2018, ora 23:59
Projekti AGROINNOECO bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian (ERDF) dhe National Resources of the Balkan Med Program Countries (http://www.agroinnoeco.eu/).
Kontaktet lokale janë:
viola_xhindi@cci.al,
kozeta.sevrani@unitir.edu.al