TAKIM INFORMUES/ “Biznese të përgjegjshme për të ardhme të qëndrueshme”

TAKIM INFORMUES/ “Biznese të përgjegjshme për të ardhme të qëndrueshme”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), ju fton të merrni pjesë në takimin informues “Biznese të përgjegjshme për të ardhme të qëndrueshme”, që do të zhvillohet në sallën “Onufri” të Hotel Tirana International, Tiranë, ditën e hënë, datë 19 Shkurt 2024, ora 10.30.

Takimi synon të informojë dhe ndërgjegjësojë bizneset dhe institucionet financiare mbi standardet, kërkesat dhe praktikat e mira të ushtrimit të përgjegjësisë mjedisore, mbështetur nga kuadri ligjor e rregullator i Bashkimit Evropian, si dhe mundësitë dhe përfitimet për të përfshirë mbrojtjen e mjedisit në strategjitë e tyre të zhvillimit.

Lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në këtë takim, brenda datës 16.02.2024 në adresën info@inca-al.org ose aris_tasho@cci.al

Kikoni KËTU për të lexuar programin e këtij aktiviteti.

Përgjegjësia mjedisore e biznesit është një koncept i cili përfshin përgjegjësinë sociale dhe mjedisore të një kompanie ndaj ndikimit të saj në mjedis. Bizneset kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, duke ndjekur praktika të qëndrueshme dhe të përgjegjshme. Përgjegjësia mjedisore nuk është vetëm një detyrim ligjor, por edhe një mundësi për bizneset për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit dhe për të ndjekur një rrugë të qëndrueshme në të ardhmen. Në një kontekst global, përgjegjësia mjedisore po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për kompanitë dhe pritet të jetë një faktor kryesor në zgjedhjen prej konsumatorëve dhe në zhvillimin e biznesit.

 

Share this post