Shqipëri-Turqi, takime B2B midis sipërmarrësve në fushën e industrisë së çelikut, 12 dhjetor 2023

Shqipëri-Turqi, takime B2B midis sipërmarrësve në fushën e industrisë së çelikut, 12 dhjetor 2023

Shoqata Turke e Eksportuesve të Çelikut do të organizojë një mision biznesi në Tiranë më 12 dhjetor 2023.

Një delegacion i përbërë nga dhjetëra kompani turke kanë shprehur interes për t’u prezantuar më nga afër me potencialet dhe mundësitë konkrete që Shqipëria ofron, si dhe për t’u njohur me sipërmarrësit shqiptarë për krijimin e mundësive të reja bashkëpunimi.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë fton të gjitha bizneset e interesuar që të bëhen e pjesë e takimeve B2B që do të mbahen më 12 dhjetor 2023, nga ora 09:00-18:00 në Tirana Marriott Hotel.

Shoqata Turke e Eksportuesve të Çelikut është një organizatë biznesi jofitimprurës me më shumë se 2500 kompani prodhuese dhe eksportuese në industrinë turke të çelikut.

Qëllimi i këtij misionit tregtar është eksplorimi i mundësive të mundshme të biznesit, rritja e shkëmbimeve të tregtisë dypalëshe midis vendeve dhe zgjerimi i rrjetit të biznesit të çelikut.

Klikoni KËTU për të lexuar listën me kompanitë turke që do të jenë prezente në këtë aktivitet.

 

Share this post