Sfidat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ftesë bizneseve për pjesëmarrje në “focus group” më 23 prill

Sfidat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ftesë bizneseve për pjesëmarrje në “focus group” më 23 prill

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) në Shqipëri po përballen me një sërë sfidash që kufizojnë përfshirjen e tyre në trajnimet Bashkohore dhe ndërkufitare. Për të trajtuar këto pengesa, në kuadër të projektit ENGAGEMENT, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë do të organizojë një grup të fokusuar me pjesëmarrje fizike,  në ambientet e DHTIT-së, më datë 23 prill 2025, nga ora 14:30 deri në 16:00.

Takimi synon të hedhë dritë mbi pengesat reale me të cilat përballen NVM-të shqiptare, përfshirë ato me natyrë kulturore, sociale, mjedisore apo legjislative, që i pengojnë të angazhohen plotësisht në sisteme bashkëkohore të trajnimit të lidhur ngushtë me nevojat e tregut.

Takimi i udhëhequr nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë do të angazhojë aktorët italianë për të identifikuar prioritetet lokale, sfidat reale dhe rekomandime konkrete për të rritur pjesëmarrjen e NVM-ve në rrugët e trajnimit të nivelit 5 të KQK-së.

Me pjesëmarrjen e aktorëve ekonomikë dhe institucionalë, më konkretisht Dhoma ekonomikë e Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik  dhe Institutit Teknik Superior në Itali ky aktivitet ka për qëllim ndërtimin e urave të qëndrueshme ndërkufitare midis sipërmarrjes dhe arsimit profesional në rajonin e Adriatikut të Jugut.

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.