Rritja e rolit të Shqipërisë në rajonin e Mesdheut, DHTIT takim zyrtar me ASCAME
Sekretarja e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, znj. Albana Laknori, priti në një takim znj. Andrea Mullerat, Menaxhere e Zhvillimit Korporativ dhe e Marketingut pranë ASCAME, Asociacioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Mesdheut.
Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i ideve dhe diskutimi mbi mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë dhe ASCAME, me fokus në zhvillimin e projekteve të përbashkëta, zhvillimin e B2B, forumeve të biznesit, pjesëmarrjen në nismat rajonale dhe forcimin e rolit të Shqipërisë në rrjetin mesdhetar të Dhomave të Tregtisë.

Takimi u zhvillua në frymën e nxitjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe integrimit të mëtejshëm të komunitetit të biznesit shqiptar në hapësirën ekonomike mesdhetare.