Programi “WIFI Austria” rikthehet në Tiranë

Programi “WIFI Austria” rikthehet në Tiranë

Pas suksesit të edicioneve të mëparshme, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me homologen e saj në Vjenë, rikthen në Shqipëri programin prestigjioz “WIFI Austria”.

Ky program, i cili ka nisur që prej vitit 2009, synon fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Austrisë përmes shkëmbimit të njohurive, trajnimeve dhe kontakteve të drejtpërdrejta mes bizneseve

Në qershor 2025, programi do të ofrojë dy module trajnimi të avancuar për sipërmarrësit dhe profesionistët shqiptarë:

“Agile Performance Check and Agile Strategy Development”, që do të zhvillohet nga 10 deri më 12 qershor 2025. Ky trajnim fokusohet në aplikimin e metodologjive në menaxhimin e performancës dhe zhvillimin strategjik të bizneseve, duke ndihmuar kompanitë të përshtaten me ndryshimet dinamike të tregut.

“International Marketing – Business Communication & Negotiations”, që do të mbahet nga 16 deri më 18 qershor 2025. Ky modul synon të rrisë kapacitetet e pjesëmarrësve në marketingun ndërkombëtar, komunikimin efektiv dhe aftësitë e negociimit me partnerë të huaj.

Pjesëmarrësit do të përfitojnë gjithashtu certifikata zyrtare të njohura ndërkombëtarisht, të lëshuara nga WIFI Austria, të bazuara në standardet e miratuara nga Ministria e Ekonomisë së Austrisë.

Programi përmbyllet me takime B2B në Vjenë, ku përfaqësuesit e bizneseve shqiptare do të kenë mundësi të krijojnë lidhje të reja bashkëpunimi me kompani austriake, duke synuar nxitjen e partneriteteve të qëndrueshme dhe rritjen e eksporteve shqiptare.

Në kuadër të këtij projekti, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka nisur raundin e parë të trajnimeve që në shkurt të vitit 2009 dhe ka vijuar bashkëpunimin përgjatë këtyre viteve. Kjo, pasi ky binjakëzim që deri tani ka rezultuar i suksesshëm për një pjesë të bizneseve  shqiptare, të cilat kanë krijuar mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve, kanë ndikuar në shtimin e eksporteve, partneritetit me bizneset austriake, lidhjeve të kontratave në fusha të ndryshme.

Regjistrohuni-  Formular regjistrimi

Për më shumë informacioni klikoni KËTU

Për çdo pyetje apo informacion shtesë, mund të na kontaktoni:
Znj. Marina Pilinçi
Koordinatore e Trajnimeve
E-mail: trajnime@cci.al
Web: www.cci.al
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë
Rruga e Kavajës, Bld 2/2, 1001 Tirana, Albania
Tel: +355 692056426

Share this post