“WIFI Austria”, bizneset shqiptare në Vjenë, takojnë partnerët austriak për të lidhur ura bashkëpunimi

“WIFI Austria”, bizneset shqiptare në Vjenë, takojnë partnerët austriak për të lidhur ura bashkëpunimi

Pas 6 ditëve trajnimi intensiv në Tiranë, bizneset shqiptare pjesëmarrëse në programin “WIFI Austria” udhëtuan drejt Vjenës për të zhvilluar takime B2B me biznese austriake.

Ky program, i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe homologia e saj në Vjenë, ka për qëllim të fuqizojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të nxisë lidhjen e kontratave mes bizneseve të të dyja vendeve.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutonin mundësi bashkëpunimi dhe të eksploronin mundësitë për zhvillim të përbashkët në sektorë të ndryshëm. Gjithashtu, ata u pajisën edhe me certifikata që merret nga WIFI dhe vërteton aftësitë e individëve në bazë të standardeve ndërkombëtare. Certifikatat janë të bazuara në rregullat e miratuara nga Ministria e Ekonomisë së Austrisë.

Në kuadër të këtij projekti, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka nisur raundin e parë të trajnimeve që në shkurt të vitit 2009 dhe ka vijuar bashkëpunimin përgjatë këtyre viteve. Kjo, pasi ky binjakëzim që deri tani ka rezultuar i suksesshëm për një pjesë të bizneseve  shqiptare, të cilat kanë krijuar mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve, kanë ndikuar në shtimin e eksporteve, partneritetit me bizneset austriake, lidhjeve të kontratave në fusha të ndryshme.

 

Share this post